fazliu prej dje e mesuam se idijot eshte pjese e fjalorit diplomatik shqiptar 69ed042fdbfbc

Fazliu: Prej dje e mësuam se “idijot” është pjesë e fjalorit diplomatik shqiptar!

April 25, 2026
1 minut lexim
bekimiiii

Reagim i perfaqesuesit te larte te Levizjes Arbëria z.Bekim Fazliu, lidhur me “gafën” e shefit të Diplomacisë Shqiptare z.Ferit Hoxha per shqiptaret e Maqedonise se Veriut. Ja reagimi i tij ne shpalosur ne facebook:

Vaki shqiptare:

Prej dashnisë e ka thënë 🙂
A s’e keni dëgjuar kurrë: “Të dua o idiot”?
“Idioti im”, “e meriton o idiot”…
Thjesht deri dje i dinim si fjalë që disa i thonë prej ‘dashnisë’, prej dje e mësuam se janë pjesë e fjalorit diplomatik shqiptar. Madje disa analistë po na tërheqin veshin se përse nuk e paskemi ditur ‘standardin e ri’ në diplomacinë shqiptare.

Nuk e kuptoj pse po çuditemi. Se mos janë këto shprehjet e idiotit të vetmet fjalë “përkëdhelëse” në fjalorin tonë. Ne e kemi zakon të të lavdërojmë duke të thënë: ” o i poshtër” , “o i çmendur “.

Sa shpejt e paskeni harruar se edhe fjalorin zoologjik e përdorim me simbolika përkëdhelëse: o thi, o lopë, erdhi tigri, uki…

Madje kalin e kemi kryefjalën e shprehjeve ‘përkëdhelëse’. U kthye në hit kur dëgjuam liderin suprem të cilësonte bashkëpunëtorin dhe njeriun për të cilin prishi partinë si “kali Filanit”!

Kështu që mos u nervozoni kot. Merreni me sportivitet.Dhe kthejani siç e do tradita:
“Ne më shumë… o IDIOT!” 😄

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nis aksioni per pastrimin e deponise ne haracine paralajmerohen masa te rrepta per ndotesit 69ed02e17b89d
Lajmi i mëparshëm

Nis aksioni për pastrimin e deponisë në Haraçinë, paralajmërohen masa të rrepta për ndotësit

Të fundit nga

Rrahu me dru të miturin dhe nënën e tij

Më 24.04.2026 në orën 20:45, në lagjen “Tullana” në Gostivar, policia ka arrestuar personin I.Gj. (51). Ai dyshohet se rreth orës 17:15 ka sulmuar fizikisht një fëmijë të mitur që po ngiste
ShkoLartë