Nga jeta në SHBA, muzika, burgosja e rrjetet sociale te zënka me Noizyn – kush është Cllevio

June 7, 2022
min lexim

Këto ditë, emri i Kleviol Ahmetit është mjaft i përfolur në media për shkak të zënkës së tij me reperin Noizy.

Publikimi i një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqej Rigels Rajku duke e goditur Cllevion, e që më pas u shoqërua me pamje nga kënde të tjera, bëri që ngjarja të shndërrohej në kryetemë.

Është raportuar se gjithçka ka nisur më herët nga provokimet në rrjetet sociale, ndërsa në ditën e incidentit, Cllevio kishte shkuar në Durrës, ku situata ka eskaluar edhe fizikisht.

Me rastin e largimit nga shtëpia, 36-vjeçari e kishte shkelur masën e sigurisë ‘arrest shtëpiak’ dhe për këtë arsye është arrestuar nga Policia në Lushnje.

Por, kush është Kleviol Ahmeti?

Cllevio ka lindur në vitin 1986 në Lushnje dhe ishte i njohur me nofkat, si ‘Hudra’ a.k.a. ‘Problemi’, si pjesëtar i grupit TBA (The Bloody Alboz).

Ai ka jetuar për shumë vite ne New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është njohur me Viktor Palokajn (Unikkatil), me të cilin më pas kishin realizuar bashkëpunime muzikore, si edhe me pjesëtarët tjerë të TBA.

Në vitin 2014, Klevioli u arrestua për trafikim droge drejt Italisë me aeroplan, kur edhe u dënua me 10 vjet burg.

Historia e aeroplanit me drogë

Në vitin 2014, aeroplani i llojit Piper ishte rrëzuar në Divjakë teksa drejtohej nga piloti italian, Giorgio Riformato, ndërsa hetimet e zhvilluara zbuluan se pas këtij rrëzimi fshihej një grup kriminal i trafikut të drogës.

Asokohe në pranga ranë disa shtetas shqiptarë si bashkëpunëtorë të pilotit italian, në mesin e të cilëve edhe Cllevio dhe u dënuan në total me 47 vite burg – reperi u dënua me 10 vjet burg.

Ata ishin të bashkëpandehurit e pilotit italian, por u gjykuan në një proces të veçuar. Të gjithë këtyre personave iu ul dënimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar që kishin përfituar.

Kështu, Ahmeti e kreu dënimin me burg prej gjashtë vitesh dhe doli në vitin 2020 për të vazhduar me projektet muzikore.

Ai ishte arrestuar sërish në mars të vitit 2021 nga policia në Lushnje, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit “u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe tre armë të ftohta (thika)”. Pas kryerjes së dënimit prej 13 muajsh, Cllevio u lirua nga burgu në prill të vitit 2022.

Përveç muzikës, Klevioli u shndërrua në një fenomen të rrjeteve sociale duke thyer rekorde me paraqitjet e tij ‘live’ në Instagram, ndërkohë që ka vazhduar edhe me publikimin e këngëve.

Pikërisht, situatat e krijuara nga provokimet në rrjetet sociale nxitën armiqësinë me Noizyn që të hënën eskaloi në incident të dhunshëm.

Ndryshe, Cllevio njihet edhe si person i afërt me Arkimed Lushaj – Stresi, i cili kohët e fundit i ka rregulluar raportet me Rigels Rajkun. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Cuadrado shuan heshtjen

Story i radhës

Përdoruesit e PayPal tashmë mund të transferojnë Bitcoin dhe Ethereum në portofolë dhe platforma të jashtme

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë