Përdoruesit e PayPal tashmë mund të transferojnë Bitcoin dhe Ethereum në portofolë dhe platforma të jashtme

Ditën e Marte PayPal tha se përdoruesit e kriptomonedhave tashmë mund të transferojnë fondet e tyre nga platforma, një funksionalitet i shumëpritur që do ta shndërronte platformën në një shërbim të ngjashëm me platformat popullore të tregtimit të tyre.

“Duke filluar nga dita e sotme PayPal do të mundësojë transferimin e kriptomonedhave mes PayPal dhe portofolëve dhe bursave të tjera të kriptomonedhave,” tha gjiganti i shërbimeve financiare.

Transferimi i kriptomonedhave në platformën crypto të PayPal do të fillojë të ofrohet nga dita e sotme dhe në dy javët në vazhdim do të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit në SHBA.

PayPal filloi të ofronte shitblerjen e kriptomonedhave në 2020-ën ku përdoruesit mund të blinin, shisnin dhe mbanin katër prej tyre: Bitcoin, Ethereum, Bitcoin Cash dhe Litecoin.

Megjithatë ishte e pamundur që kriptomonedhat të transferoheshin në destinacione të jashtme si MetaMask, Coinbase apo portofolë të ngjashëm.

Mbështetja e kriptomonedhave nga PayPal nuk ka bërë asnjë hap pas pavarësisht spirales financiare që kompania ka pësuar në muajt e fundit me zhvlerësimin e aksioneve.

Kontributi i kriptomonedhave në financat e PayPal është i paqartë duke qenë se kompania nuk jep shifra të përdorimit të shërbimit të kriptomonedhave. Duke pasur parasysh trendin në kompanitë si Coinbase dhe Robinhood, volumi i transaksioneve në kriptomonedha duhet të ketë rënë edhe në PayPal. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga jeta në SHBA, muzika, burgosja e rrjetet sociale te zënka me Noizyn – kush është Cllevio

Story i radhës

Nesër aktvendimi për “Talir 2”

Të fundit nga