nevina shtylla flet si rrallehere per partnerin planet per dasmen dhe femije 6a1962bb9eed2

Nevina Shtylla flet si rrallëherë për partnerin, planet për dasmën dhe fëmijë

May 29, 2026
min lexim

E ftuar në Top Albania Radio, moderatorja Nevina Shtylla ka folur si rrallëherë për marrëdhënien e saj, duke treguar se si është krijuar lidhja me partnerin dhe se gjithçka ka nisur pa barriera.

E pyetur nëse e kishte pasur të vështirë të krijonte një lidhje për shkak të famës, ajo u përgjigj:

“Jo, sepse e njoh [partnerin] prej shumë vitesh. […] Më ka njohur në një fazë që unë nuk isha dhe aq e njohur dhe në përditshmëri me njerëzit që unë i dua fort, me njerëzit me të cilët ndaj jetën time, ndaj një drekë, një darkë, shtëpinë dhe gjithçka tjetër, jam pa barriera, nuk jam i njëjti person që mund të të pres ty në studio televizive se në studio mund të presim këdo.”

E pyetur nëse fakti që ajo është në media ka sjellë ndonjë konflikt apo vështirësi në marrëdhënie, ajo u shpreh:

“Jo, asnjëherë, ka pasur episode në kohën e ‘Procesit Sportiv’, që unë sa kisha futur këmbët në Top për herë të parë, edhe atëherë nuk ka pasur ndonjë shqetësim apo problem se e kemi shumë të qartë raportin që kemi me njëri-tjetrin. Unë jam njeri shumë i drejtpërdrejtë, ai është njeri me këmbë në tokë, i sigurt te vetja e vet, nuk ka këtë kompleksin e djemve të tjerë. Tani s’po them që s’bëhet xheloz kurrë, se pastaj i bie që diçka s’funksionon…”

Më tej, ajo foli edhe për planet e dasmës, duke treguar se nuk është shumë e lidhur me format tradicionale të festimeve:

“Nuk është se është diçka që unë nuk e dua apo nuk e mendoj, por kam kuptuar me kalimin e kohës që nuk jam një nga ato vajza që dua dasmë tradicionale. Përkundrazi, i kam marrë shumë inat dasmat tipike tradicionale masive. Unë mendoj që në një të ardhme do ta kem një festë, po e quaj kështu, për të celebruar ose kurorëzuar atë dashurinë tonë.”

Në fund, ajo preku edhe temën e fëmijëve, duke e parë si një pjesë të natyrshme të jetës dhe marrëdhënies së saj:

“Pjesë e jetës është dhe një fëmijë dhe normalisht është diçka që nuk e shmangim dot sado të justifikohemi që kemi ngarkesë. Pa diskutim është në planet tona, po duke parë, duke bërë, duke i shtuar gjërat pak më tepër.”

Lidhja e Nevinës me partnerin e saj, Arbrin, u bë publike për herë të parë në vitin 2019, falë fotografive gjatë pushimeve së bashku, duke konfirmuar marrëdhënien e tyre. Gjithashtu, gjatë vitit të kaluar, në prill 2025, ajo u fotografua sërish me partnerin teksa kalonin kohë së bashku, çka tregoi vazhdimësinë e raportit të tyre në kohë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

armet e tyre po perdoren ndaj rusise kremlini kercenon europen gabimi me i madh qe po ben eshte refuzimi i dialogut me ne 6a1961f5619c7
Lajmi i mëparshëm

“Armët e tyre po përdoren ndaj Rusisë”/ Kremlini kërcënon Europën: Gabimi më i madh që po bën është refuzimi i dialogut me ne

gjorgjievski per kalimin ilegal ne bit pazar nese qytetaret mendojne se aty duhet kalim per kembesore do ta lejojme 6a19656443252
Lajmi i radhës

Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Nëse qytetarët mendojnë se aty duhet kalim për këmbësorë, do ta lejojmë

Të fundit nga

ShkoLartë