gjorgjievski per kalimin ilegal ne bit pazar nese qytetaret mendojne se aty duhet kalim per kembesore do ta lejojme 6a19656443252

Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Nëse qytetarët mendojnë se aty duhet kalim për këmbësorë, do ta lejojmë

May 29, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, mbrëmë në emisionin “Klik Plus” në TV21 njoftoi se në ditët në vijim do të bisedojë me banorët lidhur me problemin e kalimit të paligjshëm për këmbësorë dhe theksoi se vendimi përfundimtar do të merret sipas mendimit të shumicës së qytetarëve.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një problem shumëvjeçar, i cili, sipas tij, nuk ka arritur të zgjidhet as nga paraardhësit e tij. Shtoi se i kupton reagimet e qytetarëve, sidomos të të moshuarve, të cilët theksojnë se ky kalim është i domosdoshëm për lëvizje më të lehtë.

“Nëse shumica e qytetarëve mendon se aty duhet të ketë kalim për këmbësorë, do të përgatisim një projekt trafiku dhe do të lejojmë një kalim të rregullt për këmbësorë. Nëse, nga ana tjetër, shumica është për mbylljen, atëherë do ta mbyllim”, deklaroi Gjorgjievski për TV21.

Ai njoftoi se së bashku me kryetarin e komunës së Çairit do të dalin në terren për të dëgjuar drejtpërdrejt qëndrimet e banorëve.

“Këtë nuk e bëjmë për veten tonë, por për qytetarët. Gjithmonë jam udhëhequr nga kërkesat e tyre dhe nuk kam frikë të pranoj nëse është bërë ndonjë gabim”, shtoi ai.

Gjorgjievski theksoi se fillimisht ishte përgatitur një plan për mbylljen e kalimit dhe vendosjen e një gardhi, por vendimi përfundimtar do të varet nga konsultimet me qytetarët.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nevina shtylla flet si rrallehere per partnerin planet per dasmen dhe femije 6a1962bb9eed2
Lajmi i mëparshëm

Nevina Shtylla flet si rrallëherë për partnerin, planet për dasmën dhe fëmijë

snopce kryeministri po polarizon shtetin per interesa politike 6a1966b10259c
Lajmi i radhës

Snopçe: Kryeministri po polarizon shtetin për interesa politike

Të fundit nga

ShkoLartë