armet e tyre po perdoren ndaj rusise kremlini kercenon europen gabimi me i madh qe po ben eshte refuzimi i dialogut me ne 6a1961f5619c7

“Armët e tyre po përdoren ndaj Rusisë”/ Kremlini kërcënon Europën: Gabimi më i madh që po bën është refuzimi i dialogut me ne

May 29, 2026
1 minut lexim

Kremlini ka deklaruar se Evropa nuk mund të ndërmjetësojë në konfliktin në Ukrainë, duke argumentuar se kontinenti po qëndron pranë Kievit.

Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha gjatë një konferencë për mediat se armët evropiane po përdoren drejtpërdrejt kundër Rusisë, gjë që e bën të pamundur rolin e ndërmjetësuesit nga ana e Bashkimit Europian.

“Për momentin, Evropa është palë në konflikt përkrah Ukrainës. Të mos harrojmë se armët evropiane po qëllojnë drejtpërdrejt drejt nesh dhe është e pamundur ta injorojmë këtë. Prandaj, natyrisht, Evropa nuk mund të pretendojë se po ndërmjetëson në asnjë mënyrë,” u shpreh Peskov, i cituar nga agjencia Interfax.

Në të njëjtën linjë, Peskov kritikoi Brukselin për refuzimin e dialogut me Moskën, duke e cilësuar këtë si gabimin më të madh të diplomacisë evropiane. “Gabimi më i madh që po bëjnë evropianët dhe qytetarët e Brukselit është që refuzojnë kategorikisht çdo dialog me Rusinë. Por është e pamundur të zgjidhen dhe diskutohen çështjet pa dialog. Ky është shkaku kryesor i ngërçit në marrëdhëniet tona,” tha ai, i cituar nga Tass.

Deklaratat e Kremlinit vijnë në një moment kur tensionet mes Rusisë dhe perëndimit për konfliktin në Ukrainë mbeten të larta, ndërsa roli i Bashkimit Europian si ndërmjetës mbetet i sfiduar nga perceptimi i Moskës se po favorizohet njëra palë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shembja e pallatit ne kombinat pas termetit gjykata e tiranes shpall te pafajshem aurel boricin dhe dy ish zyrtare te imt 6a1961918edc2
Lajmi i mëparshëm

Shembja e pallatit në Kombinat pas tërmetit/ Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Aurel Boriçin dhe dy ish-zyrtarë të IMT

nevina shtylla flet si rrallehere per partnerin planet per dasmen dhe femije 6a1962bb9eed2
Lajmi i radhës

Nevina Shtylla flet si rrallëherë për partnerin, planet për dasmën dhe fëmijë

Të fundit nga

ShkoLartë