Nëse nuk ka shumicë, do të shtyhet votimi! Xhaferi: Gjithçka do të varet nëse do të ketë 80 vota

July 27, 2023
min lexim

Debati mbi ndryshimet kushtetuese do të mbahet, por votimi për nevojën për ndryshimet të prolongohet. Ky skenar parashihet nëse nuk sigurohet shumica e duhur prej dy të tretave në Kuvend në seancën e caktuar më 18 gusht ku duhet të fillojë debati për nevojën për sjelljen e ndryshimeve kushtetuese. Këtë e tha kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët. Gjithçka do të varet nga gjendja momentale përkatësisht prej asaj nëse do të sigurohet shumica e duhur prej 2/3, tha Xhaferi duke shtuar se edhe në të kaluarën ka pasur raste të tilla.

“Akti i votimit nuk lidhet me ditën e fundit, kështu që, të jetë e qartë sa u përket veprimeve. Këtë e parasheh Rregullorja, këtë e tregon edhe praktika nga e kaluara me iniciativa të ngjashme për ndryshimet kushtetuese për shkak se Kuvendi vendos nëse e ka shumicën e duhur për të vendosur. Formalisht Kuvendi do të fillojë me punë më 18 ndërsa akti i votimit, nëse do të realizohet pas përfundimit të debatit ose do të prolongohet, do të varet nga gjendja konkrete”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Nëse pushteti do ta kishte shumicën e duhur deri më tani do të votoheshin ndryshimet kushtetuese, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes për mundësinë që të prolongohet votimi. Sipas tij më 18 gusht deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë dhe do të votojnë kundër rendit të ditës.

“Është e qartë se nuk i kanë 2/3, tashmë lufta e individëve në Qeveri nuk është për ndryshimet kushtetuese por se si ta kalojnë muajin gusht dhe në mënyrë shtese të manipulojnë me qytetarët dhe opinionin, për shkak se janë nën presion për zgjedhje në vjeshtë. Ju tani mos kërkoni këtu politikë por kërkoni politika të individëve, se si edhe një-dy muaj shtesë të jenë në funksion”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Të martën në Komisionin për çështje kushtetuese seanca mbaroi në mënyrë eksprese pasi u votuan konkluzionet në lidhje me ndryshimet kushtetuese dhe për përgatitjen e draft amendamenteve, në të cilën VMRO-DPMNE votoi kundër. Pas kësaj, debati për nevojën për ndryshimet kushtetuese kalon në seancë plenare që tashmë u caktua për më 18 gusht ku po ashtu duhet të ketë shumicë e 2/3.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Historiani thotë se lufta në Ukrainë ishte e pashmangshme!

Story i radhës

Katari dënon bastisjen e Xhamisë Al-Aksa nga ministri izraelit

Të fundit nga

ShkoLartë