Nedoviq kundër Llapit: Nuk kemi të drejtë të jemi arrogantë, çdo fitore është e mirë para frevanshit 

min lexim

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, është para sprovës së madhe në Podgoricë, kundër Buduçnostit.
Llapjanët janë përgatitur mirë dhe me padurim e presin sfidën e parë.  

“Buduçnosti do të luajë nesër (20:30) ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese për Conferencë League, kundër Llapit nga Kosovës”, shkruan media malazeze “Vijesti.

“Nuk kemi të drejtë të jemi arrogantë, çdo fitore është e mirë para revanshit. Buduçnosti do të mundohet të shfrytëzojë të gjitha avantazhet ndaj Llapit nga Kosova dhe të arrijë fitoren në ndeshjen e parë të xhiros së parë kualifikuese për Conference League, ndonëse asnjë skuadër malazeze, në bazë të rezultateve të deritanishme në Eurokupat, nuk ka të drejtë të sillen me arrogancë”, – ka thënë trajneri i të “kaltërve” Aleksandar Nedoviq.

 “Ne praktikisht jemi të detyruar të ngrihemi nga hiri”, tha Nedoviq.

“Ekipi i tij, megjithatë, është të paktën një favorit i lehtë ndaj Llapit, fituesit të Kupës së Kosovës.

Ndeshja në Podgoricë luhet nesër në ora 20:30, ndeshja e kthimit është më 14 korrik në Prishtinë”, shkruan media malazeze.

“Na intereson vetëm ndeshja e parë, as që mendojmë për ndeshjen e kthimit. Çdo fitore do të ishte një plus para ndeshjes jashtë fushe.

Po llogarisim në faktorin e motivimit dhe dëshirën për të treguar veten përpara, shpresojmë që tribunat të mbushen plotë”, tha Nedoviq, duke theksuar se përvoja e të luajturit ndeshjet evropiane do të jetë një avantazh ndaj kundërshtarit.

“Ne mblodhëm shumë informacione rreth tyre, por ata ndryshuan shumë gjatë verës dhe në tre ndeshjet miqësore që luajtën me skuadra të ndryshme”, tha më tej.

“Rivali ynë luan një futboll pak atipik dhe më duket se ata punojnë shumë më mirë në fushë kur kanë një rezultat të favorshëm sesa kur nuk e kanë. Kjo është arsyeja pse ne do të duhet të jemi të zgjuar gjatë gjithë kohës”, thotë trajneri i Buduçnostit.

Klubi nga Podgorica u turpërua verën e kaluar në skenën evropiane, kundër Helsinkit i Finlandës dhe Torshovn nga Ishujt Faroe

“Sezoni i kaluar është një motiv i madh për ne që këtë herë të tregohemi në më të mirën e mundshme dhe ta presim revanshin me një rezultat të favorshëm”, thotë trajneri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Problemet ekonomike i detyrojnë mjekët turq të largohen nga vendi

Story i radhës

Tuhina, Rrahmani e Dekaj, iu bashkohen Kosovës U20

Të fundit nga