rama familja jashari nuk e miratoi asnje projekt per sheshin po e rihapim konkursin 677fd9a87c215

​Rama: Familja Jashari nuk e miratoi asnjë projekt për sheshin, po e rihapim konkursin

January 9, 2025
1 minut lexim

Asnjë projekt-propozim për sheshin monumental “Adem Jashari” nuk e ka mbështetur familja Jashari, për këtë arsye gjatë këtij muaji Komuna e Prishtinës do të hap konkurs të ri për këtë çështje.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama gjatë konferencë për media ku prezantoi të arriturat e qeverisjes së tij për vitin 2024 dhe planet për vitin 2025.

Ai tha se tashmë mjetet janë ndarë dhe në janar do të rihapet konkursi.

“Ne e kemi pas konkursin edhe kemi pas projekt propozime si pjesë e projektit ne kemi qenë sensitiv edhe ndaj çështjes së familjes së Adem Jasharit dhe kemi pas reprezentuesin e familjes dhe në bazë të procesit nuk e kanë parë familja asnjë projekt që meriton për të ec përpara për këtë arsye edhe nuk e kemi ecur përpara gjithë ato projekte që kanë ardhur. Mirëpo, e kemi ndarë prapë buxhetin e kemi 150 mijë euro që ta rihapim prapë konkursin prapë dhe këtë do ta bëjmë në këtë muaj”, theksoi ai.

Sa i takon tregut të gjelbër, Rama tha se aktualisht e kanë ofertën nga sektori privat për këtë projekt dhe në mbledhjen e radhës do të jetë pikë e rendit të ditës për votim.

Lidhur me lejen për qendrën tregtare “Central Park”, i pari i Prishtinës tha se nuk ka asgjë të jashtëligjshme në atë drejtim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

i jepet lamtumira e fundit ish kryeministrit grek kostas simitis qindra te pranishem ne ceremonine motrore 677fd8f59d02f
Story i mëparshëm

I jepet lamtumira e fundit ish-kryeministrit grek, Kostas Simitis! Qindra të pranishëm në ceremoninë motrore

edona james modeste qaforja e saj kushton mbi 1 mije euro 677fda985bcec
Story i radhës

Edona James ‘modeste’, qaforja e saj kushton mbi 1 mijë euro

Të fundit nga

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë