Në vend të hyrjes Lura dhe Dom Nikoll Kaçorri

February 18, 2022
min lexim

Në këtë hyrje dua të ju bëj me dije, të dashur le­xues, se dëshira ime për të bërë një libër për Dom Nikoll Kaçorrin është e kahershme, mbase njëzet e pesë–tridhjetëvjeçare. Kam jetuar në Lurë me kujtimet për të, me imazhin e tij, me leximet për figurën e tij, me etjen e pashuar për të ditur gjithçka për këtë figurë emblematike të Lurës e të kombit shqiptar.

Sa më shumë thellohesha në jetën dhe veprën e tij, aq më shumë ndieja përgjegjësi për atë që do të shkruaja, i vetëdijshëm se ajo që mbetet në letër është një mesazh e testament mos’harrimi për sot e për nesër, për këtë lurian me shpirt të madh, që e ngriti Lurën dhe shqiptarinë në nivele të epërme të kujtesës historike.

Burimet e të vërtetave që më çojnë drejt kësaj figure janë të shumta, por unë kam zgjedhur një vështrim letrar për këtë ikonë të atdhetarisë, që vuri gjithçka në shërbim të kauzës së lirisë e të mëvetësisë së trojeve shqiptare.

Me emrin e Dom Nikoll Kaçorrit, meshtarit të Pavarësisë, zëvendëskryeministrit të qeverisë së Vlorës, lidhet një nga epokat më të ndritura dhe më të vështira të historisë kombëtare.

Megjithë kontributin e madh në shpalljen e Pavarësisë dhe funksionimin e të parës qeveri shqiptare, emri i tij është lënë në gjysëmharresë dhe nuk i është dhënë merita që i takon.

Dom Nikoll Kaçorri u lind në Krejë, Lurë më 21 shkurt 1862, fshat ky që ndan dy krahina të mëdha: atë të Dibrës e Mirditës. Ai rridhte nga një familje, me babain katolik, ndërsa nëna me besim mysliman, duke promovuar atë që jo vetëm në Lurë, por në të gjithë Shqipërinë është modeli i bashkëjetesës fetare.

Falë zgjuarsisë dhe dëshirës për t’u shkolluar, djaloshi ra në sy të arkipeshkvit të Durrësit, imzot Ambrosio, i cili gjatë një vizite në Lurë, u kujdes që ta shkollonte dhe ta bënte meshtar.

Më 1884 mbaroi studimet filozofiko – teologjike për meshtar dhe u shugurua në Shkodër. Me kalimin e kohës kompletohet me shkollë të rregullt, kulturë të lartë, duke mbaruar në vitin 1890 në Zvicër për teologji, politikë, filozofi e magjistraturë me nota të shkëlqyera.

Ai ishte sekretar i Arqipeshkvisë së Durrësit me qendër në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për 20 vjet, duke patur në administrim edhe kishat dhe famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Pastaj u emërua famullitar në Durrës.

Për veprimtarinë frytshme kishtare, Papa i asaj kohe e nderoi me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”. Emërohet Ipeshkv dhe niset me shpejtë­si për të kryer me përkushtim detyrën e lartë ipeshkvnore. Ishte ndër të parët në organizimin e shoqërive patriotike “Vllaznia”, “Bashkimi” Durrës (1907 -1909) dhe bashkëpunon me Abdi Toptanin dhe Mustafa Merlikën për rilindjen e Shqipërisë, arsimimin dhe gjuha shqipe.

Gjatë viteve 1905 – 1907 drejtoi kryengritjen e armatosur kundër turqve në Kurbin.

Më 1908, Kaçorri mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe në 1909 ishte në Kongresin Kombëtar të Elbasanit.

Dom Nikoll Kaçorri ishte në krah të Ismail Qemalit si nënkryetar i qeverisë shqiptare.

Lura ishte jo vetëm vendlindja e tij e dashur, por krahina ku fokusohej shqetësimi i tij atdhetar; kontaktet me Lurën i mbajti gjatë gjithë jetës.

Kudo në rrugëtimin e tij vjen si imazh Lura, drejt së cilës udhëtonte kohë pas kohe, çmallej dhe mbushej me frymëzim për veprat e tij të mëdha në lëmin e atdhedashurisë. Ky rilindjas i kthjellët, e deshi Lurën me pasionin e gjakut dhe lëkurës së tij, e kishte Lurën nën lëkurë, pjesë të gjakut dhe përkushtimit të tij të epërm atdhetar.

Me Lurën, vendlindjen e tij, lidhet emri i një ikone të pavarësisë dhe të shtetit shqiptar, Dom Nikoll Kaçorrin, prifti e patrioti shqiptar, një figurë kryesore në lëvizjen kombëtare për pavarësi të shqiptarëve nga pushtuesi otoman.

Lura ishte vendi i rrënjëve të tij, gjaku dhe ashti i tij, frymëzimi dhe përkushtimi, të cilin e ushqeu gjer në fund me frymën e tij një rilindasi të shquar.

Emri i Dom Nikoll Kaçorrit është përmendur jo rrallë edhe gjatë viteve të komunizmit, duke i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit shqiptar.

Çdo 28 Nëntor, së bashku me Ismail Qema­lin, Luigj Gurakuqin përkujtohet edhe atdhe­tari i madh, prifti shqiptar, Dom Nikoll Kaçorri, strategu i pavarësisë së Shqipërisë, që i dha kombit modalitetet e një jete në kërkim të arkitipit të vlerave njerëzore e kombëtare.

Lura ndihet krenare për birin e saj, nënkryetarin e QeverisësëVlorëstëvitit 1912, qëishte një personalitet i spikatur i Kishës Katolike të Shqipërisë, me detyra e misione të ndryshme, një atdhetar i flaktë, që shkriu jetën për liri e pavarësi të popullit e të vendit, e për këtë do të përkujtohet në shekuj e mijëvjeçarë, jo vetëm nga Lura e lurianët, por nga gjithë shqiptaria.

Ai qe edhe një intelektual i madh, që dha kontribut të veçantë në afirmimin e vlerave kulturore të kombit shqiptar.

Ky prift patriot, që jetoi e punoi për Fe e Atdhe, ishte nga Kreja e Lurës, ku lindi në vitin 1862, me babë katolik e nënë myslimane. Mësimet e para i kryen në Seminarin Papnor të Shkodrës, studimet e larta të filozofisë e të teologjisë në Austri. Shërben për 23 vjet rresht si prift famullitar në Delbinisht e Durrës, duke nxjerrë meshtarë të rinj e duke ndërtuar Kisha të reja, pa harruar asnjë çast misionin e tij për Fe e Atdhe.

Kultivimi e mbrojtja e identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe kumtimi i Lajmit të Mirë, ishin dy elemente përbërëse të veprimtarisë së tij. Ështëndihmësi ngushtëi kryeipeshkvit tësëmurëtëDurrësit, Imzot Primo Biankut. Ështëklerik, por edhe patriot, ështëmeshtar, por edhe muzikant, ështëpredikatar, por edhe dijetar.

Dom Nikoll Kaçorri është në kujtimet e fratit të ri françeskan Atë Bon Gjeçaj, gjakovarit tësapo dalënga universitetet evropiane, kur nëvitin 1897 kremtonin nëDurrësMeshënbashkëdhe, sipas radhës, ndërsa Imzot Nikoll Kaçorri i binte harmoniumit e këndonte liturgjinëhyjnore, AtëBon Gjeçaj e ndihmonte atëme violinëne tij.

E ai është edhe në kujtimet e Imzot Pjetër Demës i cili, gjatë viteve 1905-1906, për një periudhë dy vjeçare, ishte ndihmës e krah i djathtë i Imzot Kaçorrit si famullitar në Durrës, sidomos gjatë verës, kur Imzot Kaçorri shkonte me shërbimet e veta në Austri.

Megjithëse prift, për interesat e kombit e të Atdheut, Dom Nikoll Kaçorri nuk tërhiqet edhe mbas atij çasti të lavdishëm për detyrat e tjera që ia kërkon interesi i popullit dhe Atdheut. Është nën-kryetar i Qeverisë së parë shqiptare.

Merr pjesë në shumë kuvende kombëtare, sidomos ndër ato për arsim-kulturë dhe për lëvrimin e gjuhës shqipe. Ështëpjesëtar nëKongresin e Manastirit dhe përkrahëspërhapjen e normales sëElbasanit. Ështëaty ku e kërkon interesi i Atdheut. Dhe largohet burrërisht prej detyrave, largohet nga politika, vetëm atëherë kur, me ndërgjegjen e tij të pastër sheh, e kupton se në atë politikë ka papastërti e mos sinqeritet, që rrezikon fatet e popullit e të Atdheut të tij të dashur. Burrërisht në rrezik e në pjesëmarrje, edhe me burrërisht në vendim e largim, Dom Nikoll Kaçorri mbetet përgjithmonë një figurë e shquar e Rilindjes kombëtare shqiptare.

Ndërroi jetë në Vjenë më 29 maj të vitit l917, pas një sëmundje të rëndë në moshën 55-vjeçare. Emri i Dom Nikoll Kaçorrit është përmendur gjatë viteve të komunizmit, duke i dhënë vendin që meriton këtij kleriku katolik në panteonin e figurave të shquara të kombit shqiptar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtohen përpjekjet për të ndalur protestat në Kanada

Story i radhës

Përdoruesit e Twitter mund të dërgojnë bakshish edhe në Ethereum

Të fundit nga

Fonseca drejt shkarkimit

E ardhmja e Paulo Fonseca-s te Milan-i është në dyshim. Fitorja e marrë kundër Verona-s nuk ka mjaftuar për të frenuar zërat që vazhdojnë të dalin nga Milanello. Një situatë aspak e
ShkoLartë