shefi i diplomacise turke takon liderin e administrates se re siriane 67681e00ce8f8

Shefi i diplomacisë turke takon liderin e administratës së re siriane

December 22, 2024
1 minut lexim

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, ka takuar në kryeqytetin Damask liderin e administratës së re siriane, Ahmed Al Sharaa, raporton Anadolu.

Sipas burimeve diplomatike turke, në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministri turk i Punëve të Jashtme, Nuh Yılmaz, i ngarkuari i përkohshëm me punë i Ambasadës Turke në Damask, Burhan Köroğlu dhe Esaad Hasan Şeybani, i cili u emërua ministër i jashtëm i qeverisë së përkohshme siriane.

Të premten, një diplomat i lartë amerikan për Lindjen e Mesme gjithashtu udhëtoi në Damask, ku sipas Departamentit të Shtetit, takoi zyrtarë nga Hayat Tahrir al-Sham (HTS) për të diskutuar nevojën për një proces politik “gjithëpërfshirës”.

Takimi shënon takimin e parë midis zyrtarëve amerikanë dhe HTS-së disa ditë pasi Bashar Asadi, që sundoi Sirinë për pothuajse 25 vjet, më 8 dhjetor u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

google messages per pak caste aktivizon lidhjen satelitore per dergimin e mesazheve 67681b6b0f1f8
Story i mëparshëm

Google Messages për pak çaste aktivizon lidhjen satelitore për dërgimin e mesazheve

miremengjesi bro i thote sara drilonit por ketij te fundit nuk i pelqen 67681fa5d1e6c
Story i radhës

“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fundit nuk i pëlqen

Të fundit nga

ShkoLartë