ne tirane flet shqip ne shkup e lufton gjuhen shqipe 6a1bed8ce6844

Në Tiranë flet shqip, në Shkup e lufton gjuhën shqipe!

May 31, 2026
1 minut lexim
Messenger creation E0417E60 07AA 40E4 812A F14A524842C3

“Në Tiranë flet shqip, në Shkup e lufton shqipen! Fjalimi në gjuhën shqipe i deputetit të VMRO-së në Kongresin e PD-së mund të tingëllojë bukur për publikun, por qytetarët i njohin politikat nga veprat, jo nga fjalët. Nuk mjafton të flasësh shqip në një tribunë në Tiranë, ndërsa në Shkup hesht ose mbështet politika që cenojnë përdorimin dhe avancimin e gjuhës shqipe. Ka kaluar koha kur shqiptarët mashtroheshin me disa fjalë të zgjedhura për raste ceremoniale. Sot pyetja nuk është sa bukur e flet shqipen, por sa punon për të dhe sa e respekton atë në institucionet ku merr vendime.
Edhe më e pakuptueshme është që një skenë e tillë të mundësohet në mes të Tiranës. Kur bëhet fjalë për çështje kombëtare, simbolika ka peshë dhe mesazhet që dërgohen nuk janë pa rëndësi. Prandaj, mbetet e diskutueshme dhe e vështirë për t’u arsyetuar që një parti si PD të lejojë një lloj triumfalizmi politik të VMRO-së në zemër të Tiranës!”,

*Status facebook’u i analistit politik Blerim Hyseni

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mindy kaling portretizon kim kardashian me fustan te arte me
Lajmi i mëparshëm

Mindy Kaling portretizon Kim Kardashian me fustan të artë me xixa

negociatat shba iran vonesa e khameneit ne miratimin e marreveshjes irriton trump 6a1bff8a85c5a
Lajmi i radhës

Negociatat SHBA-Iran/ Vonesa e Khameneit në miratimin e marrëveshjes irriton Trump

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë