negociatat shba iran vonesa e khameneit ne miratimin e marreveshjes irriton trump 6a1bff8a85c5a

Negociatat SHBA-Iran/ Vonesa e Khameneit në miratimin e marrëveshjes irriton Trump

May 31, 2026
1 minut lexim

Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit për një memorandum mirëkuptimi janë futur në një fazë të ndërlikuar, ndërsa mungesa e miratimit përfundimtar nga Teherani po shkakton vonesa dhe tensione të reja diplomatike.



Sipas raportimeve ndërkombëtare, drafti i marrëveshjes është dakordësuar në parim nga negociatorët kryesorë të të dy palëve, por miratimi final nga udhëheqja iraniane, përkatësisht nga Mojtaba Khamenei, ende nuk është dhënë. Kjo situatë ka shtyrë procesin dhe ka irrituar presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka kërkuar ndryshime të reja në draft.

Sipas burimeve të cituara në media, Trump ka urdhëruar shtrëngimin e kushteve të marrëveshjes, duke këmbëngulur se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe se rezervat e tij të uraniumit të pasuruar duhet të neutralizohen ose shkatërrohen nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Po ashtu, ai ka paralajmëruar se heqja e sanksioneve nuk do të ndodhë deri në njoftim të mëtejshëm.

Drafti i diskutuar përfshin elemente kryesore si ndalimin e armiqësive, një periudhë 60-ditore negociatash për një marrëveshje përfundimtare, si dhe lehtësime të mundshme ekonomike për Iranin, përfshirë lirimin e aseteve të ngrira dhe heqjen graduale të sanksioneve. Gjithashtu parashikohet rifillimi i lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe krijimi i një fondi ndërkombëtar për rindërtim pas konflikteve.

Në anën iraniane, vonesa e vendimmarrjes po lidhet me mungesën e konfirmimit të plotë nga udhëheqja politike dhe fetare, e cila sipas raportimeve po komunikon në mënyrë indirekte përmes ndërmjetësve. Kjo situatë ka shtuar pasigurinë mbi fatin e marrëveshjes.

Ekspertët paralajmërojnë se zvarritja e procesit rrit rrezikun e keqkuptimeve diplomatike dhe mund të çojë në përshkallëzim të ri të tensioneve në Lindjen e Mesme, veçanërisht në zonat e ndjeshme si Libani dhe Ngushtica e Hormuzit, ku përplasjet gjeopolitike mbeten të forta.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne tirane flet shqip ne shkup e lufton gjuhen shqipe 6a1bed8ce6844
Lajmi i mëparshëm

Në Tiranë flet shqip, në Shkup e lufton gjuhën shqipe!

i demtohet baneri elektoral reagon kandidatja e vv se kete nuk ia kam pasur borxh askujt 6a1c041219be9
Lajmi i radhës

I dëmtohet baneri elektoral, reagon kandidatja e VV-së: Këtë nuk ia kam pasur borxh askujt

Të fundit nga

ShkoLartë