mindy kaling portretizon kim kardashian me fustan te arte me

Mindy Kaling portretizon Kim Kardashian me fustan të artë me xixa

May 31, 2026
1 minut lexim

Mindy Kaling tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e serialit të saj të ri “Not Suitable For Work” në New York, ku u shfaq me një fustan të artë me xixa që solli ndër mend paraqitjen ikonike të Kim Kardashian në Met Gala 2018.

Aktorja dhe producentja 46-vjeçare dukej më në formë se kurrë, pas humbjes së mbi 24 kilogramëve në peshë, shkruan DailyMail.

Pamja e saj elegante u komentua menjëherë nga fansat, të cilët prej kohësh spekulojnë nëse ajo ka përdorur medikamente për dobësim si Ozempic, megjithëse Kaling nuk e ka konfirmuar kurrë një gjë të tillë.

Image

Mindy Kaling

Në intervistat e fundit, ylli i “The Office” ka treguar se motivi kryesor për transformimin e saj ishte shëndeti dhe dëshira për të shmangur diabetin, sëmundje që ka prekur familjen e saj.

Ajo ka zbuluar se kombinon stërvitjet me pesha, ecjen dhe vrapin për të ruajtur formën fizike.

Image

Mindy Kaling

Seriali i ri “Not Suitable For Work”, i krijuar nga vetë Kaling, ndjek jetën e pesë të rinjve ambiciozë në Manhattan që përpiqen të balancojnë karrierën dhe jetën personale. 

Image

Kim Kardashian

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bota pret vendimin e trumpit per propozimin e ri me iranin 6a1be8d278206
Lajmi i mëparshëm

Bota pret vendimin e Trumpit për propozimin e ri me Iranin

ne tirane flet shqip ne shkup e lufton gjuhen shqipe 6a1bed8ce6844
Lajmi i radhës

Në Tiranë flet shqip, në Shkup e lufton gjuhën shqipe!

Të fundit nga

Nafta bie nën 100 dollarë për fuçi

Nafta e papërpunuar Brent ra nën 100 dollarë për fuçi të mërkurën për herë të parë në një muaj, duke zgjeruar humbjet për të tretën herë radhazi mes përpjekjeve diplomatike për të
ShkoLartë