Në Ditën e Veteranit përkujtojmë UÇK-në e pathyeshme- me individët po merret Gjykata Speciale

min lexim

Ngjarjet që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptarë janë të shumta. Janë pikërisht këto data që na e përkujtojnë atdhedashurinë dhe frymëzimin tek ata që dhanë jetën, në mënyrë që Kosova të jetë këtu ku është sot.

Sot në Kosovë shënohet Dita e Veteranit.

Sakrifica, angazhimi dhe kontributi i veteranëve zënë një vend të rëndësishëm në historinë tonë të shtet-ndërtimit.

Më 30 dhjetor 1991, filloi përballja e familjes së Komandantit Adem Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz. Nga aty nisi edhe rezistenca ushtarake për Çlirimin e vendit.

Qysh në fillim të viteve të 90-ta u dha kushtrimi për luftën kundër okupatorit serb dhe kulmoi me daljen për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhi më 28 nëntor të vitit 1997.

Kështu nisi historia e një ushtrie emri i së cilës simbolizonte realizimin e ëndrrës për liri dhe pavarësi.

Sot, emblemën e UÇK-së e çmojnë të gjithë, ani pse nëpër vite, individë të caktuar u munduan t`ia zbehin madhështinë me veprat e tyre.

Vlen të theksohet se këta individë, tashmë janë duke u gjykuar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs.

Njërit prej tyre i është shqiptuar edhe dënimi me plot 26 vjet burg.

Këto dhoma u votuan nga Kuvendi i Kosovës, pikërisht prej disa deputetëve që dikur e themeluan UÇK-në.

Vitet po kalojnë, derisa lufta për pastrimin e UÇK-së, nga individë që u munduan ta njollosin, po vazhdon.

Në vazhdimësi është thënë e stërthënë se nga Gjykata Speciale, nuk do të gjykohet organizata, por do të gjykohen individë.

Se në emër të UÇK-së është manipuluar jashtë mase, e tregon edhe “fryrja” e listave të veteranëve, e cila ka vite që është bërë debat i skenës politike, ndërsa drejtësia ka marr hapa konkret për hetimin e këtyre rasteve.

Është e lehtë të kesh epitetin luftëtar pa luftuar. Por është shumë e vështirë ta mbash këtë epitet, pasi historia i shkruan të gjitha.

Gjithë këto zhvillime të viteve të fundit, nuk mund t`ia humbin vlerën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Janë të rënët për liri, ata që i ruajnë vlerat e saj.

Historia do t`ua ruaj emrat, ashtu si ua ka ruajtur brez pas brezi të gjithë heronjve kombëtarë. Populli do të vazhdojë të përulet para tyre duke ua falur lavdinë e merituar.

30 dhjetori është një datë e bekuar për shqiptarët. Ditët si kjo, nuk lënë asnjëherë të zbehet ndjenja e atdhedashurisë, e përkujtimit dhe e krenarisë kombëtare.

Individët le t`i gjykojë historia, por edhe Gjykata Speciale!.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Zjarrfikësit e Tetovës me 660 ndërhyrje në vitin 2022

Story i radhës

Pse nuk duhet ta ndaloni dikë të qajë?

Të fundit nga