ja si paraqitet gjendja e kryepeshkopit janullatos pas perkeqesimit nje nate me pare 677d95c2cc930

Ja si paraqitet gjendja e kryepeshkopit Janullatos pas përkeqësimit një natë më parë

January 7, 2025
1 minut lexim

Sipas televizionit publik ERT gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, paraqitet e rënduar.

Ai ndodhet tashmë në një dhomë të veçantë, i pa intubuar, por trajtohet në kushte të terapisë intensive. Sipas informacioneve të fundit, gjendja e tij nga mjekët vlerësohet si kritike.

Deri në orën 18.30 të ditës së sotme, spitali nuk ka nxjerrë një deklaratë të re shëndetësore, por ERT raporton se asgjë nuk ka ndryshuar në shëndetin e tij prej dje në mbrëmje kur gjendja e Fortlumturisë së tij u përkeqësua.

Sipas burimeve spitalore trupi i tij është i sforcuar për shkak të moshës së madhe, por mjekët ripërsërisin se ai nuk është i intubuar dhe ka kontakt me mjedisin.

Dje pas mesditës, Kryepeshkopin e kanë vizituar edhe Ministri i Arsimit dhe i Fesë Kyriakos Pierrakakis, lideri i ri i SYRIZA-s Sokratis Famelos, si dhe shumë klerikë.

Tepër i lartë është edhe interesimi i komunitetit shqiptar në Greqi, pjesëtarët e të cilit, ortodoksë ose jo, luten për një shërim të shpejtë të tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

eurointegrimi ramadani viti 2025 sdo te jete shpresedhenes 677d90d48f595
Story i mëparshëm

Eurointegrimi, Ramadani: Viti 2025 s’do të jetë shpresëdhënës

a mund te perfitoje pike kosova ne dialog nga protestat masive ne serbi 677d9f34e2708
Story i radhës

A mund “të përfitojë pikë” Kosova në dialog nga protestat masive në Serbi?

Të fundit nga

ShkoLartë