lushaku sadriu nxenesit e shkolles dardania nuk kane nevoje me te mbajne mesimin ne nderrimin e trete 677d8af815cf4

Lushaku-Sadriu: Nxënësit e shkollës Dardania nuk kanë nevojë më të mbajnë mësimin në ndërrimin e tretë

January 7, 2025
1 minut lexim

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka dhënë një lajm për nxënësit e shkollës “Dardania” në kryeqytet.

Lushaku-Sadriu ka njoftuar se nxënësit e kësaj shkolle nuk do t’i kenë më tri ndërrime, por vetëm dy, kësisoj ka marrë fund edhe malltretimi i prindërve.

Ajo ka njoftuar se janë renovuar klasët dhe shkolla tashmë ka marrë pamjen e shkollave evropiane.

“Nga tri në dy ndërrime, nxënësit e shkollës Dardania përfundimisht nuk kanë nevojë më të mbajnë mësimin në ndërrimin e tretë. Mbrëmjet e vona, malltretimet e prindërve kanë marrë fund, tani nxënësit kanë mundësi që të zhvillojnë procesin mësimor në klasa tërësisht të renovuara dhe në një shkollë moderne që i ngjason shkollave evropiane. Jam shumë e lumtur për këtë ndryshim.” – ka thënë Lushaku-Sadriu.

Në fund, drejtoresha e Arsimit ka uruar nxënësit për gjysmëvjetorin e dytë.

“Të gjithë fëmijëve të kryeqytetit ua uroi fillimin e mbarë të gjysëmvjetorit të dytë!” – ka thënë ajo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

administrata biden pritet te njoftoje ndihme masive ushtarake per ukrainen 677d8a461de92
Story i mëparshëm

Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë “masive” ushtarake për Ukrainën

prezantuesja e golden globes zbuloi me lezet se paga qe mori per punen e saj ishte e ulet 677d8c297877e
Story i radhës

Prezantuesja e Golden Globes zbuloi me lezet se paga që mori për punën e saj ishte e ulët

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë

Franca padit Iranin në GjND

Franca ka ngritur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar Iranin për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me ndalimin dhe trajtimin e dy shtetasve të saj, Cécile
ShkoLartë