nasa planifikon te ngreje baze te perhershme ne hene 6a0f7946efb14

NASA planifikon të ngrejë bazë të përhershme në Hënë

May 21, 2026
1 minut lexim

NASA planifikon të krijojë një bazë të përhershme në Hënë në kuadër të programit Artemis, me synimin për të mbajtur astronautë për periudha afatgjata dhe për të përgatitur misionet e ardhshme drejt Marsit.



Projekti, i quajtur “Baza e Hënës”, parashikon ngritjen e një vendbanimi në Polin Jugor të Hënës, zonë që konsiderohet strategjike për shkak të pranisë së mundshme të ujit të ngrirë në krateret që nuk marrin dritë. Sipas NASA-s, ky ujë mund të përdoret në të ardhmen për ujë të pijshëm, oksigjen dhe madje edhe karburant për raketa.

Plani i plotë pritet të prezantohet më 26 maj në një konferencë nga selia e NASA-s në Uashington. Në fazën e parë, fokusi do të jetë te zbritja në sipërfaqen hënore dhe testimi i teknologjive për jetesë afatgjatë. Janë planifikuar 25 lëshime dhe 21 ulje, përfshirë misionin e parë me pilot të programit.

Faza e dytë përfshin ndërtimin e infrastrukturës së parë në Hënë dhe zgjerimin e operacioneve, me 27 lëshime dhe 24 ulje të planifikuara, si edhe misione të rregullta me pilot çdo gjashtë muaj. Ndërsa faza e tretë synon funksionimin e plotë të bazës me prani të vazhdueshme njerëzore. NASA planifikon 29 lëshime dhe 28 ulje, bashkë me shtimin e pajisjeve dhe sistemeve mbështetëse për astronautët.

Agjencia hapësinore amerikane pritet ta paraqesë planin në detaje më 26 maj, në një konferencë të posaçme informuese nga selia e saj në Uashington.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gashi situatat qe cojne ne cenimin e marredhenieve nderetnike jane te papranueshme 6a0f677e65daf
Lajmi i mëparshëm

Gashi: Situatat që çojnë në cenimin e marrëdhënieve ndëretnike janë të papranueshme

kabineti i afrim gashit reagon ndaj lsdm se per padine e paralajmeruar 6a0f82217da8b
Lajmi i radhës

Kabineti i Afrim Gashit reagon ndaj LSDM-së për padinë e paralajmëruar

Të fundit nga

Trump zotohet të marrë uranium nga Irani

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja kundërshton çdo taksë për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe u zotua se Iranit nuk do t’i lejohet të mbajë uranium shumë të pasuruar.
ShkoLartë