kabineti i afrim gashit reagon ndaj lsdm se per padine e paralajmeruar 6a0f82217da8b

Kabineti i Afrim Gashit reagon ndaj LSDM-së për padinë e paralajmëruar

May 22, 2026
1 minut lexim

Kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi ka reaguar ndaj paralajmërimeve të LSDM-së për padi, duke theksuar se veprimet e tij janë plotësisht në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe kompetencat kushtetuese.

Në reagim thuhet se procedurat për Komisionin për Financa dhe Buxhet janë zhvilluar në bazë të kërkesave dhe afateve të përcaktuara në rregullore, për të siguruar funksionimin e Kuvendit dhe respektimin e procedurave parlamentare, duke i cilësuar akuzat si të motivuara politikisht dhe të pabaza.

Kujtojmë se Projektligji për kredi prej 260 milionë eurosh plus interesat kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit. Opozita nuk ishte në sallë.

Kredia do të tërhiqet në një transh me një periudhë shlyerjeje prej 7 vitesh dhe normat më të favorshme të interesit në treg.
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, thirri seancë të komisionit, të cilën e kryesoi zv.kryetari Bojan Stojanoski.

LSDM akuzoi se ishte shkelur Rregullorja e Punës, sepse kryetarja e Komisionit ishte e pranishme, ndaj nga LSDM njoftuan kallëzim penal kundër Gashit dhe procedurë interpelance.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nasa planifikon te ngreje baze te perhershme ne hene 6a0f7946efb14
Lajmi i mëparshëm

NASA planifikon të ngrejë bazë të përhershme në Hënë

ky eshte propozimi i kancelarit merz per vendet e ballkanit perendimor 6a0f836e375eb
Lajmi i radhës

Ky është propozimi i kancelarit Merz për vendet e Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

Trump zotohet të marrë uranium nga Irani

Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja kundërshton çdo taksë për kalimin e anijeve nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe u zotua se Iranit nuk do t’i lejohet të mbajë uranium shumë të pasuruar.
ShkoLartë