Na keni lodhur

– Na keni lodhur me kombin e me genjeshtrat tuaja 30 vjeçare; 

– Na keni lodhur me NATO, BE e SHBA;

– Na keni lodhur me ekonominë tuaj të prapshtê sa që do jemi agjërueshëm gjatë tërë vitit;

– Na keni lodhur të mos rrimë në vendlindjen tonë e të ikim sa më shpejtë kah sytë këmbët 

që mos t’ju shohim kurrë juve 

që e udhëheqni shtetin;

– Na keni lodhur psikikisht e shpirtrisht sa që jetën tonë e keni bërë gropë xhehenemi;

– Na keni lodhur e frikësuar aq shumë sa që na keni larguar dhe prej grave tona për të mos bërë më shumë se një apo dy fëmijë;

– Na keni lodhur me budallallëqet premtuese politike, do bëjmë atë e do bëjmë këtë 

e kurrgjë s’jeni duke bërë;

– Na keni lodhur e lodhur, 

të neveritshëm jeni bërë, 

a kuptoni a jo?!

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dorëheqja e Shefit të Shtabit të Ushtrisë/ Presidenti Meta telefonon Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshin nga Turqia

Story i radhës

Zbulohet biseda e Abraham me Alexander-Arnold, ylli i Romës përhap spekulime për të ardhmen e tij

Të fundit nga