Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se këtë vit rendimentet janë më të dobëta se vitin e kaluar.
Muharremaj në emisionin “Info Nata” ka treguar arsyet pse këtë vit rendimentet kanë qenë më të dobëta.
“Unë isha në terren dhe kam bisedë çdo ditë me bujqit. Këtë vit rendimentet janë kanë më të dobëta për 30%, pasi që kushtet klimatike kanë ndikuar. Ka qenë arsyeja pasi që një thesë pleh artificial ka kushtuar shumë shtrenjtë, nuk kanë mundur të ushqejnë tokën si duhet. Kjo një negative që kanë munguar rendimentet. Ndoshta dhe subvencionet janë ndarë me vonesë, mirëpo rendimentet kanë qenë shumë më të dobëta këtë vit se vitin e kaluar”, tha ai.
Ai thotë se Suhareka i ka “të gjitha të mira”.
“…ka boston të mirë, ka rrush të mirë, ka njerëz të mirë, të gjitha i ka të mira Suhareka”, theksoi Muharremaj.