Lufta në Ukrainë po vazhdon edhe sot.
Shumë qytetarë të Ukrainës tashmë i kanë lëshuar shtëpitë e tyre.
Por, ka edhe nga ata të cilët kanë vendosur që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Gjatë një muaji dhune në Ukrainë, ka pasur edhe momente të emocioneve të fuqishme, të mirësisë dhe të dashurisë, nga njerëzit e ikur nga lufta dhe nga ata që përpiqeshin t’iu ndihmonin atyre.