Bie një dron në Mitrovicë, ngjarja mister (FOTO LAJM)

Një dron është rrëzuar në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair në Mitrovicë.

Nga foto e publikuara nga vendi i ngjarjes, shihet se droni ka rënë para një veturë.

Autoritetet e sigurisë nuk kanë konfirmuar asgjë akoma.

Një dëshmitar në vendin e ngjarjes ka thënë për “Jepi Zë”, se dronin e kanë marrë tashmë policia.

Express ka kontaktuar edhe me kryetarin e komunës, Bedri Hamzën, për të marrë informacione rreth këtij rasti, por i njëjti ka thënë se s’është informuar.

“Nuk e di. Pyeteni Policinë. Ata janë përgjegjës”, ka thënë Hamza./express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Momentet e humanizmit gjatë një muaji lufte në Ukrainë

Story i radhës

Instagram rikthen rënditjen kronologjike të postimeve

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish