perplasen dy automjete ne aksin korce pogradec plagosen dy pasagjere 676c39efb7649

Përplasen dy automjete në aksin “Korçë-Pogradec”, plagosen dy pasagjerë

December 25, 2024
1 minut lexim

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Sipas njoftimit të policisë, janë plagosur dy pasagjerë, të cilët janë transportuar me urgjencë për në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

“Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Petrushë, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. S., është përplasur me automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasi Ll. B.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 pasagjerë në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të të zbardhur rethatat dhe shkakun e aksidentit.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

atmosfera ne shkup sikurse ne zyren e arsovskes e zymte e paafte ne cdo sfere 676c350492054
Story i mëparshëm

Atmosfera në Shkup sikurse në zyrën e Arsovskes e zymtë, e paaftë në çdo sferë!

mos mu afro se te detyroj me me vra nasim haradinaj tregon se si ishte arrestuar teksa ishte rruges per te dhene interviste 676c43503741d
Story i radhës

“Mos m’u afro se të detyroj me më vra”: Nasim Haradinaj tregon se si ishte arrestuar teksa ishte rrugës për të dhënë intervistë

Të fundit nga

ShkoLartë