mimoza musa ceshtja e provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe do te zgjidhet 6a10b8cfa5af8

Mimoza Musa: Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe do të zgjidhet

May 22, 2026
1 minut lexim
IMG 3416
Screenshot

Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa në intervistën për Gazetën Lajm ka thënë se provimi i jurisprudencës është diçka që është dakorduar, punohet jo vetëm në këtë ligj, por edhe gjitha ligjet tjera siç është për licencat, ato profesionale me qëllim të arrihet dakordësi njëherë e përgjithmonë që kjo e drejtë t’u mundësohet studentëve shqiptarë.

“Tani ka mbetur forma se a do bëhet harmonizimi me ligjin e gjuhëve, me akte nënligjore, apo do duhet të shihet një nen pasi në ligjin për jurisprudencë nuk ka dispozitë të caktuar që e përcakton gjuhën në të cilën jepet provimi”, u shpreh Musa.

Kjo sipas saj, do të duhet të shqyrtohet në mënyrë profesionale që njëherë e përgjithmonë kjo çështje të mbyllet që është shumë me rëndësi për studentët.

“Ashtu siç e kemi kryer problemin për dhënien e licencave për edukatoret e çerdheve, ashtu e kemi kryer edhe me nxënësit e Medresesë dhe uroj që sa më shpejt afati që së bashku e dakorduan dy kryetarët me kryeministrin, të ndodhë edhe kjo për rreth 2-3 muaj”, ka thënë deputetja Musa.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

tortura dhe perdhunime aktivistet e flotijes akuza te renda ndaj izraelit 6a10aea618a58
Lajmi i mëparshëm

“Tortura dhe përdhunime”, aktivistët e flotijës akuza të rënda ndaj Izraelit

Të fundit nga

ShkoLartë