tortura dhe perdhunime aktivistet e flotijes akuza te renda ndaj izraelit 6a10aea618a58

“Tortura dhe përdhunime”, aktivistët e flotijës akuza të rënda ndaj Izraelit

May 22, 2026
1 minut lexim

Aktivistët kundër gjenocidit në Palestinë, të liruar nga paraburgimi pasi Izraeli sekuestroi një flotilje ndihmash të nisur drejt Gazës, thonë se janë torturuar, sulmuar seksualisht dhe u janë mohuar të drejtat bazë ligjore, raporton “Al Jazeera”.



Organizatorët e Flotiljes Globale “Sumud” thanë se disa aktivistë u shtruan në spital pas lirimit të tyre, ndërsa të paktën 15 persona raportuan sulme seksuale, përfshirë përdhunime.

Forcat izraelite rrëmbyen të paktën 430 persona nga 50 anije në ujërat ndërkombëtare të martën, ndërsa bllokuan flotijën në mënyrë që të mos dërgonte ndihma në Gaza.

Të paktën 15 raste sulmesh seksuale, përfshirë përdhunime. U qëlluan me plumba gome nga afër. Dhjetëra personave iu thyen kockat”, postuan organizatorët në Telegram.

Ndërsa vëmendja e botës është përqendruar te vuajtjet e pjesëmarrësve tanë, kjo është vetëm një panoramë e vogël e brutalitetit që Izraeli ushtron çdo ditë ndaj pengjeve palestineze”, vijojnë organizatorët.

Luca Poggi, një ekonomist italian i ndaluar në bordin e flotiljes, i tha agjencisë së lajmeve Reuters: “Na zhveshën, na hodhën përtokë, na goditën me shqelma. Shumë prej nesh u goditën me elektroshok, disa u sulmuan seksualisht dhe disave iu mohua qasja te një avokat.”

Prokurorët italianë po hetojnë krime të mundshme, përfshirë rrëmbim, torturë dhe sulm seksual.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjorgjievski per kalimin ilegal ne bit pazar jam shume kembengules dhe i vendosur ta zgjidh problemin 6a109cb158d9f
Lajmi i mëparshëm

Gjorgjievski për kalimin ilegal në Bit Pazar: Jam shumë këmbëngulës dhe i vendosur ta zgjidh problemin

mimoza musa ceshtja e provimit te jurisprudences ne gjuhen shqipe do te zgjidhet 6a10b8cfa5af8
Lajmi i radhës

Mimoza Musa: Çështja e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe do të zgjidhet

Të fundit nga

ShkoLartë