mickoski paralajmeron ne disa institucione po hetohen raste te reja ryshfeti 6aa55def3fd3a

Mickoski paralajmëron: Në disa institucione po hetohen raste të reja ryshfeti

September 12, 2026
1 minut lexim
att. GZa4nkKhjfCLRUFtevWs5J6sk4NF2UOi5e TxQzk20

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka bërë të ditur se autoritetet po ndjekin edhe disa raste të tjera të dyshuara për korrupsion në institucionet shtetërore.

Mickoski u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast kur u kërkohet ryshfet nga zyrtarët.

“Po ndjekim edhe disa raste të korrupsionit në institucione dhe presim që personat t’i marrin paratë që kanë kërkuar nga qytetarët. I bëj thirrje qytetarëve të raportojnë!”, deklaroi Mickoski.

Kryeministri nuk bëri të ditur se për cilat institucione bëhet fjalë dhe as sa persona janë përfshirë në denoncimet.

Gjatë ditëve të fundit janë zbuluar disa raste të dyshuara për marrje ryshfeti nga persona të punësuar në institucione shtetërore.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkupi me centrale te reja kogjenerative gashi investim i rendesishem per te ardhmen 6aa55ca1d23a5
Lajmi i mëparshëm

Shkupi me centrale të reja kogjenerative, Gashi: Investim i rëndësishëm për të ardhmen

Të fundit nga

ShkoLartë