shkupi me centrale te reja kogjenerative gashi investim i rendesishem per te ardhmen 6aa55ca1d23a5

Shkupi me centrale të reja kogjenerative, Gashi: Investim i rëndësishëm për të ardhmen

September 12, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen solemne dhe vënien në funksion të centraleve të reja kogjenerative të kompanisë “TESSA Energy” në Shkup.

Gashi e vlerësoi investimin prej 2.5 milionë eurosh, i cili mundëson prodhimin e njëkohshëm të energjisë elektrike dhe termike, duke siguruar ngrohje të qëndrueshme për amvisëritë dhe institucionet.

“Pata kënaqësinë të marr pjesë në hapjen solemne dhe vënien në funksion të centraleve të reja kogjenerative të ‘TESSA Energy’ në Shkup”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, bëhet fjalë për një investim që sjell teknologji moderne dhe kontribuon në shfrytëzimin më efikas të burimeve energjetike.

“Përshëndes angazhimin dhe investime të tilla në teknologji moderne, të cilat janë të rëndësishme për sigurinë energjetike, shfrytëzimin më efikas të burimeve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Gashi vlerësoi se investime të tilla janë të rëndësishme për sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm me energji dhe për përmirësimin e efikasitetit energjetik.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sandra bullock rrefen anen e erret te fillimeve ne hollywood me kerkonin te zhvishesha ne audicione 6aa559fc76db7
Lajmi i mëparshëm

Sandra Bullock rrëfen anën e errët të fillimeve në Hollywood: Më kërkonin të zhvishesha në audicione

mickoski paralajmeron ne disa institucione po hetohen raste te reja ryshfeti 6aa55def3fd3a
Lajmi i radhës

Mickoski paralajmëron: Në disa institucione po hetohen raste të reja ryshfeti

Të fundit nga

ShkoLartë