krrakama sorrash xhevat dajaku uck ja mbetet pjese e historise dhe sakrifices se popullit 6aa5747371e8a

“Krrakama sorrash”, Xhevat Dajaku: UÇK-ja mbetet pjesë e historisë dhe sakrificës së popullit

September 12, 2026
1 minut lexim

Xhevat Dajaku, vëllai i të ndjerit Besim Dajaku, ka reaguar pas marshit të sotëm në sheshin e Prishtinës.

Dajaku shkruan në facebook se ata që e duan UҪk-në do të thonin se ajo është e pastër si loti, por nëse dikush brenda saj ka bërë keq, përgjegjësia duhet t ëjetë individuale.

Sipas tij, ata që e ulin UÇK-në në bankën e të akuzuarve, janë dashakeqës ndaj UÇK-së.

Postimi i plotë:

Ata që e duan UÇK-në, edhe sikur ajo të ishte në bankën e të akuzuarve, do të thoshin: UÇK-ja është e pastër si loti. Nëse dikush ka bërë keq brenda saj dhe në emër të saj, ai ose ata janë individë dhe përgjegjësia duhet të jetë individuale.

Kurse ata që e ulin UÇK-në në bankën e të akuzuarve për shkak të veprimeve të disa individëve, pavarësisht pozitës apo rolit që kanë pasur, janë dashakeqës ndaj UÇK-së. Të tillët, duke u fshehur pas saj, përpiqen që veprat e pamatura të individëve t’ia atribuojnë gjithë UÇK-së dhe, kështu, të shkatërrojnë qëllimisht madhështinë dhe sakrificën e saj.

Por, për fat të mirë, këto janë vetëm krrakama sorrash, sepse drejtësia po bëhet nga ata që e shpëtuan popullin tonë nga shfarosja, e vërteta do të triumfojë. UÇK-ja mbetet pjesë e historisë dhe e sakrificës së popullit tonë.

Xh. Dajaku

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski paralajmeron ne disa institucione po hetohen raste te reja ryshfeti 6aa55def3fd3a
Lajmi i mëparshëm

Mickoski paralajmëron: Në disa institucione po hetohen raste të reja ryshfeti

mehmet shehun e vrau enver hoxha zbulohen dokumentet e sigurimit shume shpejt brenda qershorit ne mbledhjen e komitetit qendror do kercase pushka 6aa574f028ce3
Lajmi i radhës

“Mehmet Shehun e vrau Enver Hoxha”- Zbulohen dokumentet e Sigurimit: Shumë shpejt, brenda qershorit në mbledhjen e Komitetit Qendror, do kërcasë pushka…

Të fundit nga

ShkoLartë