mickoski 11 tetori te na kujtoje ta ruajme lirine urimi i kryeministrit per festen 6acb7d4ea1a15

Mickoski: 11 Tetori të na kujtojë ta ruajmë lirinë – urimi i kryeministrit për festën

October 11, 2026
1 minut lexim
misk

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka uruar qytetarët me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së lirisë dhe përgjegjësisë ndaj saj.
“Le të mos jetë ky 11 Tetor vetëm një ditë kujtimi, por edhe një ditë e përgjegjësisë së re. Përgjegjësi për ta ruajtur lirinë”, ka shkruar Mickoski në urimin e publikuar në Facebook.
Ai rikujtoi se para 85 vjetësh, në një nga netët më të vështira të historisë, pati njerëz që nuk e dinin nëse do ta shihnin agimin, por besonin se atdheu duhej të kishte një mëngjes më të mirë.
“Ata nuk kishin garanci se do të fitonin, as siguri se do të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Por kishin diçka më të fortë se frika: besimin se liria vlen më shumë se vetë jeta”, ka shkruar Mickoski.
Sipas tij, paraardhësit arritën të bëjnë atë që në kohën e tyre dukej e pamundur.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

danimarka planifikon tu lejoje mesuesve te perdorin force fizike ndaj
Lajmi i mëparshëm

Danimarka planifikon t’u lejojë mësuesve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve

Të fundit nga

ShkoLartë