balluku me 14 akuza penale dhe ende e lire bardhi per ish zv kryeministren spak te veproje me vendosmeri drejtesia nuk mund te prese sinjale 6acb9451a5287

“Balluku me 14 akuza penale dhe ende e lirë”, Bardhi për ish-zv.kryeministren: SPAK të veprojë me vendosmëri, drejtësia nuk mund të presë sinjale…

October 11, 2026
1 minut lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish për çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke kërkuar veprim të SPAK-ut dhe duke akuzuar institucionet për zvarritje të drejtësisë.

Në reagimin e tij, Bardhi e cilëson të papranueshme që Balluku, ndaj së cilës ngre pretendime për 14 vepra penale, të vijojë të jetë e lirë dhe të ushtrojë funksione publike.

Ai thekson se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë dhe se drejtësia nuk duhet të kushtëzohet nga vullneti politik apo nga pushteti.

Reagimi i kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi:

“DITA 32 – Drejtësi pa vonesa!

Është e papranueshme që një person i akuzuar për 14 vepra penale — 2 akuza për korrupsion, 2 për pastrim parash, 2 për fshehje pasurie dhe 8 për shkelje të barazisë në tendera — të vazhdojë të jetë i lirë dhe të ushtrojë funksione publike, duke marrë vendime që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Mosveprimi dhe zvarritja në çështjen e Belinda Ballukut ngrenë pikëpyetje serioze mbi zbatimin e barabartë të ligjit dhe forcojnë perceptimin se në Shqipëri, për njerëzit me pushtet ose të mbrojtur nga pushteti, drejtësia ecën me një ritëm tjetër.

Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Pa përjashtime. Pa privilegje. Pa standarde të dyfishta.

SPAK duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa vonesa të pajustifikuara, në përputhje me ligjin. Akuzat penale janë serioze dhe kërkojnë përgjigje institucionale, jo heshtje apo zvarritje.

Drejtësia nuk mund të presë sinjale politike dhe as të kushtëzohet nga vullneti i Kryeministrit. Ajo duhet të veprojë e pavarur, me integritet dhe me të njëjtin standard për këdo.

Dita e 32-të e pritjes është një tjetër ditë ku kërkohet përgjegjësi. Askush nuk është mbi ligjin. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm. Drejtësia duhet të veprojë!”

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mickoski 11 tetori te na kujtoje ta ruajme lirine urimi i kryeministrit per festen 6acb7d4ea1a15
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: 11 Tetori të na kujtojë ta ruajmë lirinë – urimi i kryeministrit për festën

houthit paralajmerojne te mos perdoren aeroportet dhe hapesira ajrore e arabise saudite 6acb94ba54f00
Lajmi i radhës

Houthit paralajmërojnë të mos përdoren aeroportet dhe hapësira ajrore e Arabisë Saudite

Të fundit nga

ShkoLartë