danimarka planifikon tu lejoje mesuesve te perdorin force fizike ndaj

Danimarka planifikon t’u lejojë mësuesve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve

October 11, 2026
1 minut lexim

Një projektligj i ri në Danimarkë ka nxitur debat, pasi parashikon që mësuesit të kenë të drejtë të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, për të parandaluar përshkallëzimin e konflikteve në shkolla.

Sipas raportimit të gazetës franceze “Le Monde”, mësuesit mund të lejohen ta ndalojnë fizikisht një nxënës ose ta largojnë me forcë nga klasa, nëse ai refuzon të dalë dhe pengon mësimin.

Ndërhyrja do të mund të bëhej edhe kur nxënësi paraqet rrezik për veten apo të tjerët, shkatërron gjësende ose pengon seriozisht zhvillimin e orës mësimore, shkruan Bild.

Ministri i Arsimit, Magnus Heunicke, ka thënë se synimi i projektligjit është të sigurojë qetësi dhe rend në shkolla, si dhe t’u japë mësuesve më shumë siguri për mënyrën se si mund të veprojnë kur një situatë del jashtë kontrollit.

Nisma vjen pas shqetësimeve për rritjen e dhunës në shkollat daneze. Sipas një studimi të autoritetit danez për mbikëqyrjen e punës, më shumë se një e katërta e mësuesve kanë raportuar rritje të sjelljeve të dhunshme dhe përçarëse, ndërsa në çdo klasë të pestë dhuna drejtohet edhe ndaj mësimdhënësve.

Projektligji pritet të shqyrtohet dhe të votohet në Parlament. Nëse miratohet, Danimarka do të jetë ndër vendet e pakta evropiane që u lejojnë mësuesve përdorimin e forcës fizike në rrethana të caktuara, krahas Anglisë, ku lejohet përdorimi i forcës së arsyeshme për ruajtjen e disiplinës në klasë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

begaj ne diber oda dibrane bashkon shqiptaret pertej kufijve 6acb783094587
Lajmi i mëparshëm

Begaj në Dibër: “Oda Dibrane” bashkon shqiptarët përtej kufijve

mickoski 11 tetori te na kujtoje ta ruajme lirine urimi i kryeministrit per festen 6acb7d4ea1a15
Lajmi i radhës

Mickoski: 11 Tetori të na kujtojë ta ruajmë lirinë – urimi i kryeministrit për festën

Të fundit nga

ShkoLartë