Mexhiti: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI-ja

December 25, 2024
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot e nënshkruajti Marrëveshjen e Parë të Furnizimit Publik me ofertuesin e përzgjedhur më të favorshëm për furnizimin e instrumenteve matëse për leximin në distancë me instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të leximit, në komunën e Kavadarit. Marrëveshja  në vlerë prej 300.000 euro dhe do të zgjasë 12 muaj nga dita e nënshkrimit.

Me këtë edhe zyrtarisht filloi realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, për të cilin janë siguruar mjete në vlerë prej 55 milionë euro përmes kredisë nga Banka Evropiane për Investime.

Kredia mbulon të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat me projektet e tyre prioritare aplikojnë në Ministri për realizimin e tyre.

Zbatimi i projektit për përmirësimin e infrastrukturës ujore po zhvillohet me një dinamikë  të përshpejtuar dhe në ditët në vijim pritet të nënshkruhen marrëveshjet për furnizim publik me ofertuesit më të favorshëm për kryerjen e punimeve në disa komuna të tjera të vendit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Siljanovska me kritika ndaj BE-së në fjalimin vjetor: Është koha për hap të guximshëm, anëtarësimi në BE do të garantojë paqe

Story i radhës

Spiropali uron Krishtlindjet: Nga toleranca fetare duhet të mësojmë të gjithë, sidomos ne politikanët

Të fundit nga

ShkoLartë