spiropali uron krishtlindjet nga toleranca fetare duhet te mesojme te gjithe sidomos ne politikanet 676c01b26dca1

Spiropali uron Krishtlindjet: Nga toleranca fetare duhet të mësojmë të gjithë, sidomos ne politikanët

December 25, 2024
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në Festën e Krishtlindjeve, mori pjesë në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Sot, në Festën e Krishtlindjeve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali u prit nga Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, me të cilin, krahas urimeve, diskutuan mbi rëndësinë dhe rrezatimin e festave dhe vlerave të krishtera në jetën shoqërore e publike, në kultivimin e ndjenjave të dashurisë, miqësisë e solidaritetit njerëzor, mbështetjen e familjeve e të njerëzve në nevojë etj.

Në prononcimin e saj para mediave, pas vizitës në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali nënvizoi se “Krishtlindjet janë një ditë e shënuar, e bukur për të gjithë besimtarët e krishtere, por që tradicionalisht festohen nga të gjithë shqiptarët.
Toleranca dhe harmonia fetare janë një pasuri e madhe e shqiptarëve, e njohur botërisht dhe me të cilat kemi të drejtë të mburremi.

Nga kjo tolerancë duhet të mësojmë të gjithë, por sidomos ne politikanët. Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti e mirëkuptimi, të braktisim gjuhën e urrejtjes, të përçarjes dhe konfliktit.

Dashuria është vlera më e lartë njerëzore dhe ajo duhet të pershkojë jetët tona. Të gjitha gjërat e kësaj jete e kane një kufi. Vetëm dashuria nuk shterron kurrë. Kam sot një mesazh solidariteti me besimtarët, qytetarët, gratë dhe fëmijët që Krishtlindjet i gjejnë në luftë. Urojmë që luftrave tu jepet fund dhe paqja ta gjejë rrugën sa më shpejt. Gëzuar të gjithëve!”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

IZET MEXHITI
Story i mëparshëm

Mexhiti: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI-ja

moscertifikimin e listes serbe ish ushtaraku e quan te drejte godet pdk ne dhe ldk ne edhe njehere treguat 676c0b0f25836
Story i radhës

Mosçertifikimin e Listës Serbe/ Ish-ushtaraku e quan të drejtë – “Godet” PDK-në dhe LDK-në: Edhe njëherë treguat…

Të fundit nga

ShkoLartë