Meta mban presidencën deri në Korrik, Basha reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për herë të parë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në hyrje të Kuvendit para seancës së sotme parlamentare Basha tha për gazetarët se ky vendim nuk mund të komentohet.

Ai u shpreh se demokratët theksi kryesor është zbardhja e skandalit më të madh të 30 viteve të fundit.

“Nuk kam asnjë komenton për vendimin e gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është vendim i cili komentohet. Mund t’ju them se për ne theksi edhe sot edhe nesër, deri në zbardhjen e plotë të skandalit më të madh të këtyre 30 viteve, është prioriteti kryesor” tha Basha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nuk ka përkeqësim të gjendjes epidemiolgjike në Maqedoni, vazhdon testimi për vlerësimin e imunitetit ndaj COVID-19

Story i radhës

Shkup/ Gjobiten 250 shoferë

Të fundit nga