merxhanoski nxenesi i cili u plagos sot ne shkup eshte ne gjendje stabile 6a036daf137ee

Merxhanoski: Nxënësi i cili u plagos sot në Shkup është në gjendje stabile

May 12, 2026
1 minut lexim
image 34

Drejtori i Emergjencës pranë Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, Igor Merxhanoski ka dhënë detaje nga gjendja shëndetësore e nxënësit që u plagos nga bashkëmoshatari i tij në shkollën fillore në Hasanbeg të Shkupit.

Merxhanoski thotë e gjendja e tij është stabile, por me rrezik për jetë.

“Pacienti është 14 vjeç dhe është pranuar gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:40 me plagë shpuese në zonën e barkut dhe një prerje në kokë. Pas pranimit, janë bërë diagnostikime me CT, analiza laboratorike dhe është transferuar urgjentisht në kujdes intensiv, ku është vendosur indikacion për operacion urgjent. Pacienti është operuar gjatë ditës së djeshme. Gjendja sot është stabile, por ende mbetet në rrezik për jetën. Ka dëmtim të mëlçisë dhe të venës kava inferiore, e cila është një venë në zonën e barkut”, deklaroi për “TV21”, Igor Merxhanoski, drejtor i Qendrës së Urgjencës.

MPB njoftoi se ka ndaluar një djalë 15-vjeçar nga Shkupi, i cili ka plagosur rëndë një bashkëmoshatar të tij. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në një shkollë fillore në komunën e Gazi Babës, kur i mituri ka hyrë në shkollë dhe me një mjet të mprehtë ka sulmuar një nxënës 15-vjeçar brenda objektit shkollor. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

qeveria miraton ligjin e ri ndalohet promovimi i lojerave te fatit si rruge drejt pasurise dhe suksesit 6a036c6ebaeab
Lajmi i mëparshëm

Qeveria miraton ligjin e ri: Ndalohet promovimi i lojërave të fatit si rrugë drejt pasurisë dhe suksesit

IZET MEXHITI 1
Lajmi i radhës

Mexhiti: Me Kongresin VLEN tregoi se është faktor, ftesë ka pasur edhe BDI-ja

Të fundit nga

Ndryshimi i Amanda Bynes ngjall reagime

Amanda Bynes po eksperimenton gjithnjë e më shumë me pamjen e saj dhe duket se po e shijon plotësisht këtë fazë të re të stilit personal. Amanda Bynes, 40 vjeç, është parë
ShkoLartë