Mercedes-Benz është kurorëzuar si mbret i rrugëve në Panairin e Automobilave në Bruksel, me modelin e saj tërësisht elektrik CLA që fitoi çmimin “Vetura Evropiane e Vitit 2026”.
Sedani luksoz gjerman zuri vendin e parë në garën e ashpër konkurruese duke fituar titullin e parë që kur 450E e mori çmimin në vitin 1974.
Një juri e përbërë nga 59 gazetarë të automobilave, që përfaqësonin 23 vende, e zgjodhi veturën duke vlerësuar autonominë dhe efikasitetin e saj në botën reale, si dhe ‘karakterin dinamik tërheqës’.
Prodhuesi gjerman i modeleve premium pason Renault 5 E-tech të Francës dhe mundi Elroq të Skodës në vendin e dytë.
Edicioni i këtij viti ishte më konkurrues se kurrë, duke pasur parasysh se të gjitha modelet finaliste kishin karakteristika të elektrizuara, dhe shumica e tyre ishin 100% elektrike.
Në përzgjedhjen e veturës së vitit, juria duhet të marrë në konsideratë kriteret e mëposhtme: dizajnin, rehatinë, sigurinë, ekonominë, manovrimin, performancën, funksionalitetin, kërkesat mjedisore, kënaqësinë e shoferit dhe çmimin.
Burimi: botasot.info


