Me sëmundje dhe në skamje, djali 14-vjeç i familjes me autizëm, fëmijët e tjerë i bullizojnë për shkak të tij

April 17, 2022
1 minut lexim

Ky 14-vjeçar prej vitesh vuan nga sëmundja e autizmit. Shpesh herë ai është hiperaktiv dhe për të kujdeset e ëma e tij 49 vjeçe.

Lumturije Myrta tregon se përkuijdesi ndaj të birit ka qenë shumë i vështirë, ku veç djalit i duhej të përballej dhe me varfërinë e ekstreme.

“Është me pampers, nuk është i vetëdijshëm për veprimet. Edhe pampersin e ha, duhet ta veshesh me rroba dhe ta lidhësh në fyt.”

Ajo thotë se fëmijët e tjerë të saj bullizohen për shkak të vëllait të tyre, por gjithmonë përpiqet ti bindë se 14-vjeçari është dhuratë e Zotit.

“U them të ikë mami të punojë dhe merreni vëllain kur të vijë nga shkolla. Jo thonë ata se na shajnë shokët. Ndihen shumë keq të ikin të tre në shkollë.Të bullizojnë të jesh edhe i varfër. U them fëmijëve se është si ëngjëll.”

Në shtëpinë ku ajo jeton me qira prej 10 vitesh, në zonën e Kombinatit, gjithçka që ka ja kanë falur ndërsa godina është tejet e amortizuar.

“Shiu bie brenda, kam 10 vjet në këtë shtëpi. Shumë e ftohtë është, rrobat kalben.”

Ajo tregon se familja e saj prej 5 personash jetojnë me ndihmën ekonomike prej 4800 lekësh dhe 25 000 lekë të djalit që nuk mjaftojnë as për mjekim.

“Shyqyr Zotit që ka edhe njerëz të mirë, me borxhe, se kush do më ndihmojë tjetër.”

Ajo apelon për ndihmë, më së shumti për fëmijët që çdo ditë jetojnë mes skamjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inter – Milan dhe Juve – Fiorentina, sfida që priten me padurim

Story i radhës

Ministrja Trençevska: Edukatorë, pranoni fëmijët në çerdhe, orët e humbura e dëmtojnë zhvillimin!

Të fundit nga

ShkoLartë