me nje fustan transparent heidi montag terheq vemendjen me kopertinen provokuese te albumit te ri masterpiece 6a370c7d2945e

Me një fustan transparent, Heidi Montag tërheq vëmendjen me kopertinën provokuese të albumit të ri “Masterpiece”

June 20, 2026
1 minut lexim

Heidi Montag është gati të rikthehet fuqishëm në muzikë dhe nuk ka kaluar pa u vënë re.

Ylli 39-vjeçar ka zgjedhur një paraqitje tejet provokuese për kopertinën e albumit të saj të tretë në studio, “Masterpiece”, ku shfaqet me një fustan transparent prej rrjete mbi trupin e zhveshur.

Artistja e konsideron projektin e ri si kulmin e karrierës së saj muzikore. Sipas saj, “Masterpiece” përfaqëson vizionin e saj të realizuar plotësisht dhe një punë në të cilën ka investuar kreativitetin dhe energjinë gjatë vitit të kaluar. “Ky është arti im dhe kryevepra ime”, është shprehur ajo.

Karriera muzikore e Heidi Montag ka pasur ulje-ngritje që nga albumi i saj debutues “Superficial” në vitin 2010, shkruan DailyMail.

Image

Heidi Montag

Edhe pse fillimisht nuk pati sukses komercial, albumi fitoi me kalimin e viteve një bazë besnike fansash, ndërsa kënga “I’ll Do It” u bë virale në TikTok, duke grumbulluar qindra milionë dëgjime dhe madje mori edhe një version të ri me Pitbull.

Vitet e fundit, muzika e saj ka njohur një ringjallje të papritur.

Pas zjarreve që shkatërruan shtëpinë e familjes së saj në Los Angeles, interesi për albumin “Superficial” u rrit ndjeshëm, duke e rikthyer atë në klasifikimin Billboard 200, 15 vite pas publikimit.

“Masterpiece”, i cili do të publikohet më 26 qershor, përfshin këngë si “Icon”, “Supermodel”, “Step On The Gas”, “IV Drip” dhe “Ex Machina”.

Ndërkohë, Heidi po përgatitet edhe për performancën e saj në festivalin “Neon Skies” në Kanada, ku do të ngjitet në skenë së bashku me Kesha dhe Slayyyter.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjendet pa shenja jete ne kroaci tete vjecari i zhdukur ne lumin drava 6a370bb2bf56a
Lajmi i mëparshëm

Gjendet pa shenja jete në Kroaci tetë vjeçari i zhdukur në lumin Drava

dua lipa publikon fotot e para nga dasma luksoze me callum turner ne sicili 6a37289e537e2
Lajmi i radhës

Dua Lipa publikon fotot e para nga dasma luksoze me Callum Turner në Siçili

Të fundit nga

ShkoLartë