gjendet pa shenja jete ne kroaci tete vjecari i zhdukur ne lumin drava 6a370bb2bf56a

Gjendet pa shenja jete në Kroaci tetë vjeçari i zhdukur në lumin Drava

June 20, 2026
1 minut lexim

Pas tre ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i djalit 8-vjeçar që ishte zhdukur në Kroaci.

Sipas policisë kroate, trupi i fëmijës u gjet pasditen e së enjtes në lumin Drava, rreth dy kilometra larg vendit ku ishte raportuar zhdukja e tij.

Me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Varazhdin, në vendin e ngjarjes është janë kryer hetime.

Mjekja ligjore që ekzaminoi trupin konstatoi se nuk kishte shenja lëndimesh të shkaktuara gjatë kohës që fëmija ishte gjallë, shkruan Index.

Trupi është dërguar në Departamentin e Patologjisë të Spitalit të Përgjithshëm në Koprivnicë, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Në operacionin e kërkimit morën pjesë për tri ditë me radhë të gjitha shërbimet emergjente, përfshirë Shërbimin Malor të Shpëtimit (HGSS), Kryqin e Kuq, zhytësit e policisë dhe zjarrfikësit.

Kërkimet u vështirësuan nga terreni i vështirë përgjatë lumit Drava, i cili ditët e fundit kishte dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të shumta, duke ndryshuar strukturën e tokës dhe kushtet e kërkimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dita e 21 te e revolucionit mijera shqiptare brenda dhe jashte vendit zbarkuan para kryeministrise edi rama je i rrethuar jep doreheqjen 6a370b5590a90
Lajmi i mëparshëm

Dita e 21-të e revolucionit, mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit ‘zbarkuan’ para Kryeministrisë: Edi Rama je i rrethuar! Jep dorëheqjen

me nje fustan transparent heidi montag terheq vemendjen me kopertinen provokuese te albumit te ri masterpiece 6a370c7d2945e
Lajmi i radhës

Me një fustan transparent, Heidi Montag tërheq vëmendjen me kopertinën provokuese të albumit të ri “Masterpiece”

Të fundit nga

ShkoLartë