dita e 21 te e revolucionit mijera shqiptare brenda dhe jashte vendit zbarkuan para kryeministrise edi rama je i rrethuar jep doreheqjen 6a370b5590a90

Dita e 21-të e revolucionit, mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit ‘zbarkuan’ para Kryeministrisë: Edi Rama je i rrethuar! Jep dorëheqjen

June 20, 2026
1 minut lexim

Mijëra qytetarë u mblodhën në Tiranë në ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Në tubim iu bashkuan edhe pjesëmarrës nga diaspora, të cilët erdhën posaçërisht në mbështetje të revoltës që vijon prej ditësh.

Pas fjalimeve, qytetarët nisën marshimin rreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa i bënë thirrje Ramës të jaPë dorëheqjen pasi është i rrethuar. Shumë emigrantë shprehën idenë e qëndresës gjatë gjithë natës para godinës. Më pas ata vijuan marshimin në zona të tjera përreth.

“Kryeministër je i rrethuar, jep dorëheqjen”, bënë thirrje ata.

Një thirrje u përcoll edhe për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke thënë se partneri më i madh është populli që ka zbritur në shesh, dhe duke kërkuar hetimin e Edi Ramës.

“SPAK partnerin më të fortë e ke në këtë shesh. Belinda Balluku nuk ka vjedhur vetëm. Erion Veliaj nuk ka vjedhur vetëm. Të gjithë ata që janë sot në burg nuk kanë vjedhur pa Edi Ramën.”, u shpreh një ndër protestuesit.

Qytetarët kanë shprehur vendosshmërinë ndaj qëndresës së tyre deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ky i fundit deklaroi më herët gjatë ditës së nuk e kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë.

Prania e diasporës në protestë konsiderohet një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit, duke treguar se jehona e pakënaqësive qytetare ka kapërcyer kufijtë e vendit dhe ka mobilizuar edhe shqiptarët që jetojnë jashtë.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngerci politik pas 7 qershorit halilaj tregon pasojat nese partite nuk gjejne konsensus 6a370ad60c7c7
Lajmi i mëparshëm

Ngërçi politik pas 7 qershorit? Halilaj tregon pasojat nëse partitë nuk gjejnë konsensus

gjendet pa shenja jete ne kroaci tete vjecari i zhdukur ne lumin drava 6a370bb2bf56a
Lajmi i radhës

Gjendet pa shenja jete në Kroaci tetë vjeçari i zhdukur në lumin Drava

Të fundit nga

ShkoLartë