Martohen Alex Oxlade-Chamberlain dhe Perrie Edwards

June 14, 2026
1 minut lexim

Ish-anëtarja e “Little Mix”, Perrie Edwards, është martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain.

Çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku, lidhi kurorë në Portugali të shtunën pas katër vitesh fejesë.

Ceremonia u zhvillua në fshatin piktoresk të Estoit, raporton Daily Mail.

Këngëtari dhe futbollisti shkëmbyen betimet në një kishë të shekullit të 16-të.

Në ceremoni morën pjesë rreth shtatëdhjetë nga anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre më të ngushtë.

Ata u fejuan në qershor të vitit 2022.Çifti u lidh për herë të parë në vitin 2016 dhe u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në shkurt të vitit 2019 në Brit Awards.

Ata mirëpritën djalin e tyre Axel në gusht të vitit 2021 dhe u fejuan në qershor të vitit 2022.

Në janar të këtij viti, familja u zgjerua me ardhjen në jetë të vajzës Alanis Valentine.

Portugalia është një nga vendet e preferuara të çiftit dhe ata shpesh kalojnë verën në vilën e Perriet në Quinta do Lago.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

termet i forte ne greqi ja sa ishte magnituda 6a2f0691496f6
Lajmi i mëparshëm

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

siljanovska be ja duhet te ndryshoje metodologjine e negociatave 6a2f0b4fe606f
Lajmi i radhës

Siljanovska: BE-ja duhet të ndryshojë metodologjinë e negociatave

Të fundit nga

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në një zonë detare në jug të Methonit. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet
ShkoLartë