termet i forte ne greqi ja sa ishte magnituda 6a2f0691496f6

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

June 14, 2026
1 minut lexim

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në një zonë detare në jug të Methonit.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet në një zonë detare 18 km në jug-jugperëndim të Methonit me një thellësi fokale prej 9 km.

Sipas mediave greke, tërmeti u ndje në Patra, Kalamatë dhe zona të tjera të Mesinisë.

“Një tërmet i fortë sipërfaqësor pak minuta më parë me magnitudë 5.3 në zonën detare në jug të Pylos. U ndje pak në Atikë. Është shumë herët për të vlerësuar nëse ishte tërmeti kryesor apo jo. Zona ka potencial të lartë sizmik.

Tërmeti më i fundit i madh ndodhi atje më 14.2.2008 me një magnitudë 6.6″, shkroi sizmologu Gerasimos Papadopoulos në një postim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nese duhet ta rrethojme kryeministrine do ta bejme dita e 15 te e protestes pas tre oresh ne bulevard qytetaret nisin marshimin neper kryeqytet 6a2f062f7fbb6
Lajmi i mëparshëm

“Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë”. Dita e 15-të e protestës, pas tre orësh në Bulevard, qytetarët nisin marshimin nëpër kryeqytet

siljanovska be ja duhet te ndryshoje metodologjine e negociatave 6a2f0b4fe606f
Lajmi i radhës

Siljanovska: BE-ja duhet të ndryshojë metodologjinë e negociatave

Të fundit nga

ShkoLartë