nese duhet ta rrethojme kryeministrine do ta bejme dita e 15 te e protestes pas tre oresh ne bulevard qytetaret nisin marshimin neper kryeqytet 6a2f062f7fbb6

“Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë”. Dita e 15-të e protestës, pas tre orësh në Bulevard, qytetarët nisin marshimin nëpër kryeqytet

June 14, 2026
1 minut lexim

Mbahet sot protesta e 15-të qytetare në Tiranë.

Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në protestat e mëparshme.

Pas tre orësh para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës.

Ndërsa në podium u mbajtën fjalime, aktivisti Alben Kola u bëri thirrje protestuesve të mos hidhnin flakadanë, duke theksuar se mes të pranishmëve kishte gra dhe fëmijë.

Image

Protesta vjen në vijim të mobilizimeve të ditëve të fundit kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë.

“Nëse duhet të flemë këtu, këtu do të flemë. Nëse na duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, këtu do ta rrethojmë. Nëse duhet të rrethojmë Parlamentin, këtu do ta rrethojmë”, u shpreh një tjetër protestues.

Image

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tragjedi ne fluturimin zvicer kosove vdes nje person gjate aterimit 6a2f05b44e4b3
Lajmi i mëparshëm

Tragjedi në fluturimin Zvicër-Kosovë: Vdes një person gjatë aterimit

termet i forte ne greqi ja sa ishte magnituda 6a2f0691496f6
Lajmi i radhës

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

Të fundit nga

Sa kushtoi dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Një event i mundshëm martese i lidhur me Taylor Swift dhe Travis Kelce në Madison Square Garden është vlerësuar si një nga prodhimet më të kushtueshme të mundshme të këtij lloji, me shifra që mund të arrijnë deri
ShkoLartë