ceku dhe haxhiu flasin me nxenesit per dhunen me baze gjinore 6b0708218d414

Çeku dhe Haxhiu flasin me nxënësit për dhunën me bazë gjinore

November 25, 2026
1 minut lexim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Gjatë vizitës, Çeku dhe Haxhiu janë mirëpritur nga nxënësit e shkollës, me të cilët kanë zhvilluar një bashkëbisedim për barazinë gjinore, respektin e ndërsjellë dhe të drejtat e njeriut.

Në këtë takim është diskutuar edhe për rëndësinë e raportimit të çdo forme të dhunës dhe kërkimit të ndihmës pranë mekanizmave përkatës.

Po ashtu, është theksuar roli dhe përgjegjësia e secilit në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndosha dhe krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se përmes aktiviteteve të tilla synon të forcojë rolin e shkollave në ndërgjegjësimin dhe edukimin e të rinjve, si dhe të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

latifi ne konferencen e dhomes amerikane te tregtise amcham mepso pergatit nderlidhjen e dyte energjetike me kosoven 6b06f79d1cd55
Lajmi i mëparshëm

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

neser reshje intensive shtrengata dhe rrezik permbytjesh igjeo paralajmeron ja qarqet me te rrezikuara 6b0708821be48
Lajmi i radhës

Nesër reshje intensive, shtrëngata dhe rrezik përmbytjesh, IGJEO paralajmëron: Ja qarqet më të rrezikuara

Të fundit nga

ShkoLartë