lsdm qeveria ka krijuar borxh te ri prej 2 5 miliarde eurosh 6a2eef309478c

LSDM: Qeveria ka krijuar borxh të ri prej 2.5 miliardë eurosh

June 14, 2026
1 minut lexim
LSDM

LSDM opozitare ka akuzuar Qeverinë për përkeqësim të gjendjes ekonomike në vend.

Sipas tyre, qytetarët po përballen me një standard gjithnjë e më të ulët jetese.

Anëtarja e Këshillit Ekzekutiv të LSDM-së, Renata Mlladenovska, tha se buxheti është në gjendje të rënduar financiare dhe se deficiti i planifikuar vjetor tashmë është tejkaluar.

Sipas saj, Qeveria ka krijuar borxh të ri prej 2.5 miliardë eurosh, ndërsa nuk ka siguruar mjete për rritjen e pagës minimale, mbështetjen e bujqëve dhe nevojat e qytetarëve.

“Paga minimale do të harmonizohet automatikisht me koston e jetesës, inflacionin dhe pagën mesatare. Nëse rriten çmimet, duhet të rriten edhe pagat. Nëse rritet fitimi i kompanisë, duhet të rritet edhe paga e punëtorit. Kjo është e drejtë”, tha Mlladenovska.

Nga LSDM theksojnë se ekonomia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe paralajmërojnë politika që, sipas tyre, do të sigurojnë paga më të larta, zhvillim rajonal dhe mbështetje për kompanitë që japin rezultate konkrete.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shakira kurorezohet mbreteresha e boteroreve dai dai zgjidhet si kenga me e mire ne histori sipas billboard 6a2eeb3e111a7
Lajmi i mëparshëm

Shakira kurorëzohet ‘mbretëresha’ e Botërorëve/’Dai Dai’ zgjidhet si kënga më e mirë në histori sipas Billboard

tragjedi ne fluturimin zvicer kosove vdes nje person gjate aterimit 6a2f05b44e4b3
Lajmi i radhës

Tragjedi në fluturimin Zvicër-Kosovë: Vdes një person gjatë aterimit

Të fundit nga

Martohen Alex Oxlade-Chamberlain dhe Perrie Edwards

Ish-anëtarja e “Little Mix”, Perrie Edwards, është martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, futbollistin Alex Oxlade-Chamberlain. Çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku, lidhi kurorë në Portugali të shtunën

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e sotme në një zonë detare në jug të Methonit. Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet
ShkoLartë