martesat po deshtojne shifrat alarmojne ku ne maqedoni jane me te shpeshta divorcet 69637da1c55f3

Martesat po dështojnë, shifrat alarmojnë/ Ku në Maqedoni janë më të shpeshta divorcet?

January 11, 2026
1 minut lexim

Shkup, 11 janar – Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, Maqedonia vazhdon të përballet me rritje natyrore negative të popullsisë.

Gjatë vitit 2024 janë lindur 16.061 fëmijë, ndërsa kanë ndërruar jetë 20.201 persona, që nënkupton një ulje të popullsisë për mbi 4.000 banorë.

Rritje pozitive është shënuar vetëm në rajonin e Shkupit, ndërsa në të gjitha rajonet e tjera numri i të vdekurve ka qenë dukshëm më i lartë se ai i të lindurve.

Numri i martesave gjatë vitit të kaluar është ulur për rreth 1.600, ndërsa numri i divorceve është rritur për 259. Sipas rajoneve, numri më i lartë i martesave për 1.000 banorë është regjistruar në Rajonin e Pollogut – mbi 7,5, ndërsa më i ulëti në Rajonin e Pellagonisë dhe atë të Vardarit – nën 5,5.

Numri më i madh i divorceve për 1.000 martesa është shënuar në rajonin e Vardarit, rajonin Lindor dhe atë Juglindor – mbi 200.

Sipas komunave, numri më i lartë i divorceve për 1.000 banorë është regjistruar në Zërnovcë – 888, Lozovë – 500, Rosoman – 461, Gradsko – 437, Dellçevë – 386, Dojran – 363, Gjevgjeli – 319, Kavadar – 316 dhe komuna Qendër – 308.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jennifer lopez ndez tapetin e kuq 696378d147478
Lajmi i mëparshëm

Jennifer Lopez ndez tapetin e kuq!

ndalim historik pirja e duhanit ne vetura behet e paligjshme ne maqedonine e veriut 69637e374b72a
Lajmi i radhës

Ndalim historik: Pirja e duhanit në vetura bëhet e paligjshme në Maqedoninë e Veriut!

Të fundit nga

ShkoLartë