jennifer lopez ndez tapetin e kuq 696378d147478

Jennifer Lopez ndez tapetin e kuq!

January 11, 2026
1 minut lexim

Jennifer Lopez u shfaq e mbështjellë me një pallto gjatë mbërritjes në tapetin e kuq të festës “Vanity Fair and Amazon MGM Studios Pre-Golden Globes”, e cila u mbajt në Bar Marmont të shtunën mbrëma (10 janar) në Los Angeles.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare ishte një nga shumë yjet që morën pjesë në këtë event, i cili organizohet natën para Golden Globes 2026.

“Fundjava e Globes ❤️,” shkroi JLo si mbishkrim në një set fotosh që publikoi para se të nisej për ngjarjen.

Image

Jennifer Lopez

Nëse e kujtoni, Jennifer ka luajtur në disa filma për Amazon, përfshirë Shotgun Wedding, This Is Me… Now: A Love Story dhe Unstoppable.

Sa i përket Globes, JLo ka qenë edhe më parë e nominuar. Ajo ka kandiduar për aktoren më të mirë – Film Muzikor ose Komedi për filmin Selena, dhe më së fundmi për aktoren Mbështetëse më të Mirë – Film për Hustlers.

Image

Jennifer Lopez

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos nderhyni ose do godasim irani paralajmeron shba dhe izraelin 696376c600faa
Lajmi i mëparshëm

“Mos ndërhyni ose do godasim”, Irani paralajmëron SHBA dhe Izraelin

martesat po deshtojne shifrat alarmojne ku ne maqedoni jane me te shpeshta divorcet 69637da1c55f3
Lajmi i radhës

Martesat po dështojnë, shifrat alarmojnë/ Ku në Maqedoni janë më të shpeshta divorcet?

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë