Macron flet sërish me Putinin – ia kërkon këtë gjë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe ai i Rusisë Vladimir Putin kanë folur në telefon për situatën në Ukrainë.

Të dy udhëheqësit diskutuan për mundësinë e hapjes së një korridori humanitar në Mariupol – një qytet ukrainas që është përballur me një breshëri sulmesh që nga fillimi i luftës, Sky news, përcjell “Bota sot”.

Putin i tha Macron se do të mendonte për këtë çështje, tha një zyrtar i presidencës franceze.

Gjithashtu, Kremlini njoftoi se ata diskutuan edhe për vendimin e Rusisë për të kërkuar pagesa në rubla për furnizimet me gaz rus në Bashkimin Evropian.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fevziu: Basha, një kufomë politike

Story i radhës

Vajza nga Kosova dëshpërohet nga Mevlani, kjo është arsyeja

Të fundit nga