Fevziu: Basha, një kufomë politike

Blendi Fevziu u shpreh se “Lulzim Basha mund të konsiderohet një kufomë politike”.

Ndërsa solli shembullin e Albin Kurtit i cili u largua nga politika dhe pas 8 muajsh shkëputje u rikthye fitues, gazetari tha se ky nuk mund të ishte rasti i Bashës.

“Lulzim Basha praktikisht ishte një aset i Partisë Demokratike dhe mbetet një aset qeverisës. Mund të jetë një ministër shumë i mirë në nivele të caktuara. Lulzim Basha dëshmoi dy defekte të mëdha, e para që nuk pati stop politik dhe e dyta që shpërdoroi të gjitha mundësitë e tij”, u shpreh Fevziu.

Sipas gazetarit, më 25 prill të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare u vunë në funksion të tij.

“Jo për Bashën kryeministër, por për të mundur Edi Ramën. Pavarësisht kësaj ai nuk mundi të fitonte“, theksoi Fevziu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Daut Haradinaj kujton dëshmorët e Shishmanit të Gjakovës

Story i radhës

Macron flet sërish me Putinin – ia kërkon këtë gjë

Të fundit nga